Shëndeti

Brataj në Report Tv: Vendi nuk futet në karantinë, por 'Green pass' do të merret parasysh! Pas këtij dimri nuk do të flasim më për masa kundër COVID! Ka rritje të imunitetit me dozën e tretë

22 Nëntor 2021, 17:32| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 21:35

  • Share

Në një kohë kur shumë vende në Europë po përballen me një valë të katërt të COVID dhe po shtojnë masat kundër COVID, kreu i Urgjencës Skënder Brataj thotë se në vendin tonë nuk do të shkohet në masa ekstreme, siç është mbyllja totale e vendit. I ftuar në Report Tv, mjeku Brataj tha se 'green pass', mund të shikohet si masë, apo edhe futja e vaksinës së COVID në listën e vaksinave me detyrim, por sipas tij vendi ynë nuk ka pse të shkojë në masa ekstreme. Brataj tha se e vetmja armë që kemi tani është vaksinimi, ndërkohë që u shpreh i sigurt se ky është dimri i fundit që flasim për masa kundër COVID. Marrja e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID, tha Brataj, ka treguar se ka një rritje të lartë të imunitetit ndaj sëmundjes.

'Masat e kanë dhënë efektin për aq sa janë respektuar. E vetmja armë që kemi në dorë është vaksina. Karshi masave duhet të rritet edhe numri i shtimit të të vaksinuarve. Edhe në bazë të monitorimit do të vendoset se çfarë do të behët nuk mund të flitet për lirim masash në këto momente. Zbatimi i masave nuk është se i kontrollon vetëm shtetit, duhet edhe qytetarët të jenë të sensibilizuar. S'kemi pse habitemi nga shtrimi i masave, duhet të marrim masa që të humbasim sa më pak jetë njerëzish.

Europa po marrin masa ekstreme, por nuk mendoj se do të arrijmë në masa ekstreme që të karantinojmë ato që nuk bëjnë vaksinën. Por 'green pass' është marrë parasysh. Duhet të fillojmë me vaksinimin, dhe të ketë një fushatë sensibilizimi. Mbi 1 mln 700 persona në vend kanë kaluar COVID. Ka një rritje shumë të lartë të imunitetit me dozën e tretë. Deri tek futja e vaksinës në listën e vaksinave të detyruara mund të kuptohet, por lock doën nuk e mendoj një masë të tillë. Por mendoj se masat drastike nuk do të ketë. Çdo masë veç lock doën total. Deri tek vaksinimi me detyrim mund të jetë një zgjidhje, por jo lock doën.  Ky është dimri i fundit që flasim për marrje masash e mbyllje, nga vera tjetër do të jetojmë të qetë pa pasur nevojën e marrjes së asnjë mase.'- tha Brataj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?