Kartoni i kuq për Xhakën

Basel mundet në derbi dhe sheh fundin, Taulant Xhaka 'skuqet' pas 18 minutash

9 Dhjetor 2023, 22:29| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 22:30

  • Share

Basel është duke kaluar një sezon dramatik. Një ndër klubet më të titulluara në Zvicër endet në vendin e parafundit në renditje, teksa këtë të shtunë u mposht 0-1 nga Grasshopers për javën e 17-të të kampionatit.

Pakkush e kishte menduar se Taulant Xhaka do të dilte nga fusha e lojës vetëm pak minuta pas startit të sfidës ndaj skuadrës së Amir Abrashit. Mesfushori shqiptar i Basel nuk llogariti mirë lëvizjen e tij dhe goditi me takë Morandin, duke lënë të dëmtuar këtë të fundit.

Gjyqtari nuk kishte dyshime dhe i tregoi menjëherë kartonin e kuq, duke lënë Baselin me 10 lojtarë që në minutën e 18-të, për të mbyllur para kohe ndeshjen për mesfushorin shqiptar. Ky ishte kartoni i parë i kuq për Xhakën këtë sezon dhe shtati në karrierë për ish-mesfushorin e Kombëtares, i cili është një nga lojtarët më të mirë te helvetët.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?