Baseni më i madh ujëmbledhës në vend në pikë kritike, niveli i ujit bie 7 metra brenda 2 javëve! Pamjet u publikuan mbrëmë në Report Tv

16 Mars 2022, 09:49| Përditesimi: 16 Mars 2022, 09:54

  • Share

Situata hidrike në basenin më të madh ujëmbledhës të kaskadës së Drinit, mbetet problematike. Pamjet tregojnë situatën në Liqenin e Fierzës, ku mungesa e reshjeve gjatë muajve të parë të këtij viti dhe rritja e prodhimit të energjisë në vend, ka ndikuar në uljen e nivelit të ujit në Fierzë, duke e çuar drejt tharjes një pjesë të madhe të sipërfaqes ujore të liqenit. Mbrëmjen e djeshme, juristi Plarent Ndreca publikoi foto ekskluzive për emisionin 'Repolitix' të hidrocentralit të Fierzës i cili duket pothuajse i tharë.

Niveli i ujit aktualisht është 261.12 m duke pësuar një ulje të nivelit me 7 metra brenda dy javëve nga 268.12 m që ishte në fund të muajit shkurt. Kujtojmë se kuota maksimale e Fierzës është 296 m. Sipas të dhënave të KESH-it, prurjet aktualisht janë 95 metër kub ujë në sekondë ndërkohë që ende në male nuk ka shkrirë bora për të dhënë efekte në shtim të prurjeve. Katër turbinat e HEC-it të Fierzës janë në punë për prodhimin e energjisë elektrike, duke sjelle akoma me shumë shkarkime të ujit dhe pakësim të rezervës ujore.

Prodhimi i energjisë elektrike me kapacitet të plotë është bërë me arsyetimin se çmimet në bursa  kanë arritur pikun duke u shitur me 230 deri në 500 euro megavatori. KESH argumenton se me ardhjen e pranverës edhe konsumi  i energjisë pritet te ulet  dhe kërkesa për import do të jetë e vogël duke ndikuar edhe në një stabilizim të çmimeve me të cilën shitet energjia.

Situata aktuale në liqenin e Fierzës sipas informacionit të KESH-it  është: prurjet natyrore në HEC Fierzë 95 m3/s. Niveli në Hec Fierzë 261.12 m.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Today: 16/03/2022 10:00

    Normal qe bie se i hapni vet portat qelbesira qe vidhni sa ma mshum me gjasme tani ska uj drini dubet me ble me vjedh sa me shum ilaqe ju bafshin hajduta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?