Politikë

Basha: 'A u tundën pak shokët te 7x7=313 o Rame'! S’më tregove, Elvis Roshin si e keni ndarë me bufin

13 Prill, 17:03| Përditesimi: 13 Prill, 22:35

  • Share

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama duke ironizuar hapjen e fushatës elektorale me këngë e me valle.

Basha thotë se kishte vënë shoqet me kërcy, ndërsa e pyet Ramën për shokët nëse “u tunden ndonjë çik tek 7x7-313”. Ai më tej e paralajmëron që të bëjë kujdes, sepse një nga shoqet po ia bën gati hallvën. 

Basha gjithashtu e pyet Ramën për Elvis Roshin si e kanë ndarë me bufin (duke iu referuar Berishës), apo njëri paradite dhe tjetri pasdite?

Ai më tej thotë se bashkë duan ta mbajnë Shqipërinë si pajë, por që dhe katër javë qytetarët do i përcjellin dorë për dorë, sepse 7x7-313.

'O Rame, i kishe vënë shoqet me kërcy?! Po shokët mo Rame, t’u tundën ndonjë çik tek 7x7-313? Kujdes, se njona ta ka bo gati topin e hallvën Rame. Apo i ke marrë masat ti, i ke gati letrat për tek vendi. S’më tregove Rame, Elvis Roshin si e keni ndarë me bufin, ti paradite ai në darkë, apo një ditë bufi, një ditë ti? S’të ndahet shpirti nga bufi mo Rame, ti dhe bufi, bufi dhe ti jeni të pandarë. Bashkë doni me e mbajt Shqipërinë si pajën tuaj, po i keni bo gabim hesapet Rame. Edhe katër javë do shkojnë njerëzit me votu. Dorë për dore do ju përcjellin Rame, 7x7-313', tha ai. 

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?