Lulzim Basha

Basha akuza kryeministrit: Rama flet si drejtor azili, po përçan qytetarët me sipërmarrësit! Nuk fsheh dot dështimet, pensionistët meritojnë më shumë!

30 Tetor, 15:40| Përditesimi: 30 Tetor, 15:44

  • Share

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër sot në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ai po përpiqet që të vendosë sipërmarrësit kundër qytetarëve, për të fshehur dështimin e tij përballë pensionistëve.

Basha thekson ndër të tjera se “dështimet e qeverisë në menaxhimin e skemës së pensioneve janë të dukshme”, duke vënë në dukje se "paratë e pensioneve po mbahen peng nga investitorë strategjikë dhe projekte korruptive", ndërsa pensionistët përballen me çmime të larta për ilaçet.

Sipas tij, “Edi Rama flet si drejtor azili, duke ua hedhur fajin të tjerëve”, ndërkohë që “kishte në dorë gjithë pushtetin për të përmirësuar atë”.

Reagimi në rrjetin social Facebook i Bashës u bë pak pas takimit të kryeministrit me pensionistët në Durrës për bashkëbisedim.

Postimi i plotë i Bashës:

“Retorika përçarëse e Edi Ramës, me të cilën përpiqet të vendosë sipërmarrësit kundër qytetarëve, nuk fsheh dot dështimet e tij përballë pensionistëve.

Paratë e pensioneve nuk po i mbajnë peng njerëzit që punojnë me sakrifica duke u përballur me taksa të larta, gjobat e tatimeve dhe taksidarët e Edi Ramës. Paratë e pensionistëve po i mbajnë peng investitorët strategjikë që nuk paguajnë taksa, hotelet dhe kazinotë e njerëzve të qeverisë, pagesat e PPP-ve korruptive dhe tenderat sekretë. Edi Rama flet si drejtor azili, duke ua hedhur fajin të tjerëve për dështimin e skemës së pensioneve, ndërkohë që kishte në dorë gjithë pushtetin për të përmirësuar atë. Talljet me pensionistët, që nuk kanë para për ilaçet, që janë më të shtrenjtat se në vendet e Bashkimit Europian, duhet të marrë përgjigjen e merituar në zgjedhje. Pensionistët shqiptarë meritojnë më shumë!”.

Postimi i Lulzim Bashës në Facebook

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 30/10/2024 16:09

    Ik o mut e ndrite kur ishe minister njeri i shitur i shitet detin grekut,shko meso tabelen e shumezimit injorant,kafshe parahistorike,shpellar,dru me pre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?