Basha akuza qeverisë: 1.2 mld euro për një rrugë imagjinare Milot-Fier! Rama:Turp, sulmoni një projekt ende pa nisur

2 Korrik 2020, 15:06| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 15:08

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kritikave të kryedemokratit Basha në lidhje me rrugën Milot-Fier, i cili e quajti rrugë imagjinare dhe po vjedh 1.2 mld euro. Ai e ka cilësuar një gjuhë të turpshme që përdoret në radhë të parë nga ata që dëshirojnë të qeverisin vendin dhe sulmojnë një projekt që nuk k nisur ende gara ndërkombëtare. Rama shprehet se për aq koha sa fjalën 'vjedhje;;' e kanë gjithë kohës në majë të gjuhët do të thotë se këtë kanë bërë edhe kur kanë qenë në qeverisje.

"Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin, turp", shkruan Rama.

Nga Divjaka, Basha akuzoi qeverinë se ka dhënë koncesion 1.2 miliardë euro për një rrugë imagjinare Milot-Fier, pasi pjesa më madhe e kësaj rruge është ndërtuar nga PD

"Kanë dhënë konçesion 1.2 miliard Euro për rrugën imagjinare Milot- Fier. Imagjinare sepse një pjesë e madhe e kësaj rruge është ndërtuar. Është ndërtuar atëherë, kur tallej Edi Rama, kur thoshte “Rrugë, rrugë, rrugë...” dhe i binte Shqipërisë nga Tropoja në Sarandë brenda ditës dhe fliste sikur i binte mbi gomar dhe jo sikur ecte mbi rrugë, vetëm sepse atë e kishte ndërtuar Partia Demokratike, vetëm se e kishte ndërtuar kundërshtari politik", tha Basha nga Divjaka.

Komento

Komente

  • Arber: 06/07/2020 03:21

    O EDO PO KU KA TURP MALOKU,,maloku malok mbetet,,,KUDO QE SHKON QELB DYNJANE,,,PRIT DHE PAK O BASHA SE SPAKU DO HAPE DHE DOSJEN QE KE NE PROKURORI PER 300.MILION euro QE VODHE BASHKE ME SALIUN NE RRUGEN E KUKESIT...

    Përgjigju
  • Hinglateri: 02/07/2020 15:19

    Basha-Bajge

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?