Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar edhe këtë të martë më premtimet elektorale. Kësaj here fokusin e ka vënë te punësimi, ku akuzon kryeministri Edi Rama se nuk ka mbajtur një nga premtimet kryesore.
Basha hedh akuza duke thënë se në vend të punësimit, Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka detyruar shqiptarët që të largohen nga vendi.
Nisur nga kjo, Basha premton se do të kthejë shpresën dhe se do të bëjnë ndryshimin në Shqipëri.
"Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë", shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
'Intelektualët po largohen'/ Rama, Metës: Propagandë e shëmtuar, përdor shifrat e para 6 viteve! Shqiptarët më 25 prill e shqelmojnë ndërmarrjen private LSI
B.K./ReportTv.al