Politikë

Basha: Banditët e Tom Doshit grabitën në sy të një ambasadoreje një të ri shkodran që tha se ai po blen vota

19 Maj 2021, 11:17| Përditesimi: 19 Maj 2021, 14:57

  • Share

Kreu i PD, Lulzim Basha vijon turin e takimeve pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe sot është ndalur në Shkodër ku ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se njerëz të Tom Doshit sipas tij kanë grabitur në sy të një ambasadoreje një të ri shkodran që ka thënë se blihen vota.

“Dhe në fakt e pamendueshmja ndodhi këtu në Shkodër, ku për herë të parë në 30 vite Tom Doshi dhe banditët e tij detyruan të largohet dhe të mbyll mbledhjen një ambasadore perëndimore, pasi grabitën në sy të saj një të ri shkodran i cili pati guximin të ngrihej në këmbë dhe të thoshte: këtu po blen vota Tom Doshi”, tha Basha, duke mos sqaruar se pse nuk e ka denoncuar më parë këtë ngjarje dhe ka pritur deri tani për ta bërë publike. 

Duke folur për partinë që mori 2 mandate në Shkodër, lideri demokrat tha se nuk ka PSD, por sipas tij bëhet fjalë për një ndërmarrje të përbashkët të Edi Ramës dhe të Tom Doshit “për të fshehur nën siglën e kësaj ndërmarrjeje, të padëshiruarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

“Nuk ka PSD, sepse ka tre kandidate të dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, që të tre drejtorë të Partisë Socialiste. Nuk ka as PSD, as PS, por është regjimi Rama-Doshi që bleu me paratë e grabitura të shqiptarëve mjerimin që j’ua ka shtruar në sofra çdo familje shkodrane dhe shqiptare. E kështu pra, fatkeqësisht, Shkodra e njerëzve me shpirt fisnik nuk përmendet për gjigandët e kulturës që e ndritën…”

Basha ka premtuar se do e çojë betejën e 25 prillit deri në fund pasi pretendon se zgjedhjet ishin një masakër elektorale ku u vodhën e manipuluan votat.

"5 prilli i thelloi plagët e vjetra të vjedhjes së zgjedhjeve e të aleancës së pushtetit me krimin të korrupsionit dhe të varfërimit të qytetarëve si pasojë e tyre. Në këto kushte ne kemi një dhe vetëm një detyrë, të vazhdojmë deri në fund betejën derisa e drejta për 25 prillin të jetë e qartë dhe e kthjellët si qielli. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur, të gjithë e dimë se forca dhe vullneti juaj bënë diferencën pavarësisht prej makinerisë shtetërore të bërë njësh me mafien, pavarësisht regjimit Rama-Doshi. Tani Shqipëria ndodhet në udhëkryq dhe është në dorën tonë dhe të askujt tjetër për të nxjerrë nga ky udhëkryq. Askush tjetër nuk ka forcën, pastërtinë, bashkimin për ta nxjerrë nga ky udhëkryq.

Ndaj, sot kam ardhur t’ju për të vazhduar dhe për ta çuar së bashku deri në fitore betejën që kemi nisur.  Nëse jemi të vetëdijshëm për arritjet e kësaj beteje e cila ngriti peshë zemrat e shqiptarëve për ndryshim, nëse jemi të bashkuar, nëse jemi të gatshëm të pranojmë dhe të ndreqim ato që janë në dorën tonë të ndreqim, atëherë i kemi të gjitha mjetet për ta mbajtur të ndezur shpresën dhe pasionin për ndryshim të shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe të shkodranëve, i kemi të gjitha mjetet për ta flakur me çdo mjet një orë e më parë këtë pakicë plaçkitëse. Ju falemnderit", shtoi ai.

 

Ora 12:59
Basha pas takimit në Shkodër: Ne do të ngremë kokën, nuk ndalojmë së luftuari për demokracinë

1621422025_18765182042204637513381074308855732245167018n.jpg

Kreu i PD, Lulzim Basha ka premtuar pas takimeve në Shkodër se beteja e tij do të vijojë së bashku me demokratët. Zgjedhjet e 25 prillit sipas Bashës u kthyen në masakër elektorale dhe nuk zgjidhën asgjë për shqiptarët.

“Masakra elektorale e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Prandaj ne do të ngremë kokën, do të ngremë zërin më shumë se kurrë dhe do t’ia bëjmë të qartë të gjithëve se nuk do të ndalojmë së luftuari për demokracinë dhe të ardhmen tonë”, shkruan Basha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/05/2021 03:00

    Luli kur s'je i zoti t'i biesh gomarit,mos i bir samarit !Nuk e kuptoj pse je opsesionuar pas Doshit,te thuash se doli i pari,apo i dyti ,njelloj me ty,kisha per te te kuptuar,por per ato aq karrige qe morri ai,nuk ia vlen te harxhosh dhe zerin,jo me teper.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 19/05/2021 19:52

    O LUL TE Q.....TOM DOSHI ÇA KE NE SHTEPI DHE NE FIS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?