Teksa dje tha se në protestën e sotme para Kuvendit do të dilte si një qytetar i thjeshtë, Lulzim Basha gëzon ende mandatin e deputetit.
Akti i djeshëm për të dhënë dorëheqjen, ishte thjesht një firmë e e vendosur në dokumentin e dorëheqjes. Por dokumenti është ende në duart e deputetëve të opozitës ë bashkuar, atyre të PD-së, aleatëve dhe LSI-së, pasi asnjëri prej tyre nuk e ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen në Kuvendin e Shqipërisë, për të marrë më tej autorizimin zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sot para protestës së opozitës, Lulzim Basha tha nga selia e PD-së, se mandatet do të digjen sot.
"Sot ne do bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare dhe po sot efekti i parë është rrethimi i parlamentit me tela me gjemba, pra një rregjim ushtarak, pra parlamenti sot ka rënë, ka mbaruar dhe arratia e Edi Ramës nga Tirana. Mandatet do të digjen sot", tha Basha.
Edhe dokumentet e dorëheqjes që firmosën dje deputetët e opozitës, kanë probleme pasi disa janë pa datë, ndërsa tek akti i dorëheqjes së Monika Kryemadhit, është vendosur një datë e cila duket se në mënyrë të qëllimshme është shkruar për të mos u kuptuar qartë.
Pacit faqen e zeze,ju jeni tradhtaret e ketij vendi,ne vend qe te punoni te gjithe bashke te ece ky vend perpara,te prisnit hapjen e negociatave per ne BE,per 3 muaj jane zgjedhjet vendore,u djegshi bashke me ato mandatet tuaja te qelbura ne vjedhje e krim,
Përgjigju