Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të shoqërisë civile kreu i opozitës Lulzim Basha tha se kjo situatë në të cilën është vendi jonë në procesin e integrimit ka ardhur për shkak se qeveria nuk ka pasur interes integrimin e vendit, por interesat personale. Ndërkohë që u zotua se prioriteti numër një në procesin e integrimit do të jetë hapja reale e negociatave.
“Këtu kemi të bëjmë me një shpërfillje totale, jo thjesht të interesit për ta futur Shqipërinë në BE për të avancuar në rrugën drejt BE, por një shpërfillje totale dhe një lënie pas dore të interesave elementare të shqiptarëve vetëm për hir të interesave personale, apo të një grushti njerëzish. Angazhimi im është që brenda 6 muajve të parë ne do të bëjmë realitet Konferencën Ndërqeveritare dhe do të nisim realisht procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për ne, për Partinë Demokratike, për mua, Shqipëria europiane fillon me qeverisjen e mirë. Zbatimi do të jetë fjala kyçe e reformave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Unë dhe Partia Demokratike vijmë nga një trashëgimi bindëse në zbatimin e reformave që kanë sjellë ndryshime rrënjësore dhe që kanë lënë gjurmë të prekshme për qytetarët shqiptarë. Liberalizimi I vizave në 2 vite e gjysmë, sepse u përmbushën 150 kushte që lidheshin me fushat kyç. Shqipëria në këto 8 vite ka ngecur në vend dhe në fakt “ka ngecur në vend”. Sot kryeson listën e vendeve që kërkojnë strehim në Europë, bashkë me Sirinë, Irakun dhe Afganistanin”, - deklaroi Basha duke shprehur qartë angazhimin kyresor të qeverisë së tij sa i përket anëtarësimit në BE.
Lajmi kryesor:
Basha: PD dhe unë do mbajmë duart larg sistemit të drejtësisë, pas 25 prillit përvijojmë horizontin e një kushtetute të re brenda vitit
//ReportTv.al