Teksa Lulzim Basha e konsideroi buxhetin 2022 të pushtetarëve dhe jo qytetarëve, hodhi akuza edhe nga Ilir Beqajt, lidhur me emërimin e tij në krye të agjencisë të Donacioneve që do të koordinojë donacionet e aleatëve të vendit. Basha tha se ujkut nuk i varen mëlçitë në qafë dhe këtë gjë bënë me Beqajn.
“Ky nuk është buxheti i qytetarëve por i pushtetarëve e të cilin kenë ngritur një model putinist që bazohet mbi kontrollin që nuk prodhon mirëqenie. Keni marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë e marra së bashku, sërish nuk keni arritur të prodhimin mirëqenie, po plakni shoqërinë me shpejtësi marramendëse, vendi është shpopulluar, mendjen e keni vetëm te PPP. I keni varur mëlçitë në qafe ujkut, ia varët Ilir beqajt, të Check Up-it dhe PPP-ve”, tha Basha
Dje u konfirmua se Ilir Beqaj u vendos në krye të Agjencisë së Donatorëve, e cila do të koordinojë fondet dhe donacioneve që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.
Lajmi kryesor:
Me 77 vota pro miratohet buxheti 2022! PS voton kundër amendamenteve të Erion Braçes për paketën fiskale, vetëm 8 deputetë pro
//ReportTv.al