Basha del sërish 'bllof' gjatë fushatës me taksistët, njëri prej tyre është djali i dajës së gruas së tij (VIDEO)

7 Tetor 2020, 13:28| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 18:09

  • Share

Kryetari i PD-së Lulzim Basha prej disa ditësh, ka filluar të bëjë vizita nëpër Tiranë, ku pretendohet se po takohet me banorët e kryeqytetit, për t’u njohur nga afër me problemet që ata kanë.

Por çuditërisht në videot që PD po shpërndan në rrjetet sociale po dalin drejtorë të tij dhe familjarë, nën petkun e qytetarëve që qajnë “hallet” me kreun e PD.

Mëngjesin e sotëm, Lulzim Basha ka publikuar një video ku zhvillon takime me taksistët e Tiranës dhe dëgjon problematikat e tyre.

Por, nëse do të shikonim me vëmendje, takimi i zhvilluar para selisë së PD-së, ndërsa personat të cilët po i “qajnë” hallet me Lulzim Bashën, janë as më pak e as më shumë se të afërm dhe familjarë të bashkëshortes së tij. Personi që ka dalë në fotot afër Bashës është djali i dajës së Aurelës.

Në fotot më poshtë, Lulzim Basha po takohet me kushëririn dhe djalin e dajës së bashkëshortes së tij, Aureles.

Ora 14:51
Spiropali publikon gafën e Lulit, Basha: Sa të shkojnë taksat vjetore? Taksisti: Taksat janë zeruar (VIDEO)

Teksa Lulzim Basha bën ndonjë takim me bizneset e vogla, ai vazhdon iu premton atyre gjëra që tanimë janë fakte të kryera nga qeveria. Pas Shkodrës, ku nuk arrinte t’i përgjigjej një biznesmeni i cili i thoshte që nuk paguan taksa sepse është biznes i vogël, por e pyeste për zhdoganimin, sot ka bërë disa gafa të tjera.

Gafën e sotme e ka nxjerrë në pah Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh e deleguara politike e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali. Një sekuencën e publikuar në rrjetet sociale nga Spiropali, Basha pyet një taksist (biznes i vogël).

Basha: Sa të shkojnë taksat vjetore?

Ndërsa ai i përgjigjet: Taksat nuk na vrasin sepse taksa na është zeruar.

Teksa publikon këtë gafë të Bashës, Spiropali me ironni shkruan:” 0 taksa për biznesin e vogël! LBPD, qartë?! ”

Ora 11:56
Basha nuk i ka mirë punët me numrat, e korrigjon taksisti: Nuk janë aq taksi o Kryetar (VIDEO)

Kryetari i PD, Lulzim Basha dihet që nuk i ka mirë punët me numrat dhe aritmetikën dhe gafës së famshme me shumëzimin 7x7=42, i shtohet sot edhe një tjetër gjatë një bisede që pati me taksistët që operojnë në kryeqytet. Por, teksa drejtuesit e taksive prisnin prej tij ndonjë program, kreu demokrat lëshoi gafën e radhës.
Si ish kryetar i bashkisë së Tiranës, Basha duhet ta dinte numrin e taksive që operojnë në Tiranë, por me sa duket u desh ndërhyrja e një taksisti për ta korrigjuar.

Biseda:

Basha: Duhet të jenë diku te 2000-2500 (taksi) në gjithë Tiranën. 
Taksisti: Taksi? 
Basha: Po. 
Taksisti: 1500-1400 janë, bashkë me kompanitë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?