Ka bërë veprime brilante. S’ka lidhje me Berishën! Dikush e mëson! Kush? Ka qenë klinik në ndërhyrje!
Aq sa bëri xheloz dhe la pa punë edhe ata të vijës së tretë, që mendonin që do ishin me pak Salista se Basha! I bëri t’i bashkohen Saliut, ta legjitimonin atë! Deri dje!
Nga dje edhe vija e tretë po ja mbath mitingut të Saliut. E drodhën. Nuk shkojmë as te njëri as tek tjetri thonë.
Pa u marrë me pjesën përpara zgjedhore.
1. Shpall zgjedhjet dhe fiton.
2. Në Kuvend miraton statut te ri.
3. Shton numrin e Këshillit Kombëtar. E bën gjigand. Sipas statutit.
4. Shton numrin e Kryesisë. E miraton atë. Sipas statutit.
5. Pezullon Sali Berishën.
6. Mbledh Kryesinë e krijuar në pikën 4 bazuar në pikë 2.
7. Shpall Kuvendin e ri.
Tani Basha ka thënë “në cilin Kuvend do shkoni”?
Nëse Berisha ka 4200 delegatë nga 7600, prej të cilëve 1600 thonë janë jashtë Shqipërisë, atëherë Kuvendi i Bashës nuk ka kuorum. Dhe Basha bie.
Pra, këta 4200 ku do shkojnë? Mjafton të shkojnë tek Berisha dhe mos shkojnë tek Basha dhe Basha ra.
Edhe po shkuan 4200 tek kuvendi Bashës dhe janë me Saliun e bëjnë atë kaps, Bashën. Vetëm nëse janë me Saliun, siç pretendon Këlliçi.
Por a do shkojnë tek Berisha? S’do shkojnë tek Basha? Apo do shkojnë tek Basha për ta rrezuar?
Apo Berisha dhe grupi i tij po bëhen gati të kthehen në organizate terroriste.
Do shohim sa trima do shkojnë tek Berisha! Apo do firojnë rrugës me raport! Ca ikën që dje!