Aurela dhe Basha

Basha dhe Aurela rikthehen si ish-studentë në universitetin e Holandës: Të vendosur për krijimin e standardeve evropiane

8 Qershor, 19:15| Përditesimi: 8 Qershor, 19:17

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Holandë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e pritjes për ish-studentët e Universitetit Utrehtit, ku ka studiuar bashkë me bashkëshorten e tij, Aurelën.

Basha ka ndarë një foto nga eventi, teksa shkruan se është mirënjohës për kohët e arta të studimeve në këtë tempull të dijes dhe shkencës, duke shtuar se është i vendosur për krijimin e standardeve europiane për studentët dhe pedagogët shqiptarë.

Basha dhe Aurela kanë ndjekur studimet e plota dhe janë diplomuar në Universitetin e Utrecht, në Holandë.

'Përherë emocionues dhe i bukur rikthimi bashkë me Aurelën në Universitetin e Utrechtit në mbrëmjen tradicionale të Rektorit bashkë me ish-studentë dhe profesorë. Mirënjohës për kohët e arta të studimeve në këtë tempull të dijes dhe shkencës - i vendosur të krijojmë standarte europiane për studentët dhe pedagogët shqiptarë.'- shkruan Basha/

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?