Lulzim Basha, Sokol Olldashi dhe Sali Berisha

Politikë

Basha dhe Berisha harrojnë Olldashin, asnjë mesazh kujtimi në 8-vjetorin e vdekjes! Nga poezitë, te kënga dhe bisedat e fundit, si e kujtuan miqtë e vërtetë ish-demokratin

20 Nëntor 2021, 18:52| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 19:20

  • Share

TIRANË- 20 nëntori për asnjë demokrat nuk është një ditë e zakonshme. Si sot para 8 viteve, është ndarë nga jeta në një aksident rrugor një prej emrave më të respektueshëm të Partisë Demokratike, Sokol Oldashi, por në këtë përvjetor të ndarjes së tij nga jeta, ajo që është vënë re është mungesa e një mesazhi të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të paktën publikisht.

Përplasja mes tyre dhe “lufta” për karrigen në krye të Partisë Demokratike, kanë larguar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën nga vetë demokratët. Në këtë ditë, Basha dhe Berisha që kanë një reagim për çdo gjë dhe janë mjaft aktiv në rrjetet e tyre sociale, sot nuk kanë gjetur kohë që të shkruajnë asnjë rresht për Olldashin. Postimi i fundit i Lulzim Bashës është për një takim të tijin me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart, e që flet për luftën ndaj krimit e korrupsionin, refren i përditshëm i dëgjuar nga kryedemokrati, e ndërsa Sali Berisha i ka mbetur “sahati” te ‘Foltoret’ e tij, mënyra e vetme për të marrë PD-në e për ta shndërruar në një mburojë ndaj SHBA-së.

Megjithatë, miqtë e vërtetë e të ndjerit Sokol Olldashi e kanë kujtuar, disa me një foto e të tjerë nuk i kanë kursyer edhe disa rreshta.

Astrit Patozi, ish nën kryetar i PD-së ka risjellë në vëmendje këngën që i ka dedikuar Olldashit me titull “Si në ditën e parë”.

 

Ky i fundit, i ka kushtuar disa vargje të ndjera. “Sokol” i ka titulluar ato.

Sokol!
Të të shikoja, desha sot,
Në ditën kur ti u nise,
Kur tinëz ike nga kjo botë,
Dhe botën qesëndise.
Të të llafosja doja shumë,
Por heshtja jote step
Kjo botë veç gërryen si një lumë,
Ti bardhësisht je mbret.
Ndaj dorën zgjata si gjithnji
Nën plisin që di veç unë,
Mora cigaren që drodhe ti,
…dhe lotët rrodhën lumë.
Mos qesh, mos shih me qesëndi,
Nga dhimbja që ndjej unë,
Është mall, sa mall, o Perëndi,
Që plas, që çan dhe gurë”, shkruan Bode.

Të tjerë kanë zgjedhur që të kujtojnë momentet e fundit që kanë kaluar më Olldashin.

Bisedat e mbrëmjeve të vona, me Sokolin, pas zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike në 2013, kishin trishtim, reflektim, projeksione për të ardhmen …
Midis shumë gjërave të mençura të tij, kujtoj si sot: “- Do të vijë një ditë dhe do të shohim…!”Profecia u bë realitet ! I paharruar kujtimi yt, Kol Olldashi!”, shkruan Igli Cara.

“Tetë vite më parë, në këtë orë, në këtë datë pimë kafen bashkë me dy miq të përbashkët. Kush do e mendonte dhe besonte që kjo ishte kafja e fundit me ty. Sokol Olldashi do mbahet mend gjatë mes demokratëve sepse ai ishte një prej nesh. Në të mirë e në të keq, në sakrifica, protesta, Sokoli ishte ndër të parët. Kështu do e kujtojmë gjithnjë”, shkruan Lefter Gështenja.

Olldashi është kujtuar edhe nga demokratë të tjerë me një fjali të thjeshtë, por që në raste të tilla shpreh shumë.

 “I paharruar Sokol Olldashi! Na mungon shume!”, shkruan Luan Baçi.

“I paharruar”, shkruan Ivi Kaso.

“Vitet ikin…… Koha ecën….. Por ti ngelesh mes nesh, në kujtime, në shpirtin dhe zemrat tona Koli! Malli për ty vetëm shtohet…”, shkruan Flamur Noka.

Nga ana tjetër, në mesazhin e saj, Majlinda Bregu, ka publikuar një foto të Olldashit mendueshëm ku shkruan “Ça po mendon aman?...


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, humbi jetën mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident automobilistik. Olldashi po kthehej nga Elbasani në drejtim të Tiranës me automjetin e tij tip “Mercedez Benz S”, me targë AA 003 NH. Kur i kishin mbetur edhe 22 kilometra për të mbërritur në shtëpi, makina e drejtuar prej tij rrëshqiti dhe përfundoi në humnerë në anën e djathtë të rrugës. Aksidenti tragjik ndodhi pranë Lapidarit të Krrabës në orën 21 e 18 minuta. Ky është orari kur deputeti demokrat Igli Cara i ka telefonuar sallës operative të Policisë së Tiranës, duke i lajmëruar që të shkonin në vendngjarje pasi Olldashi ishte aksidentuar. Sipas ekspertizës së kryer në vendngjarje, makina e ish-deputetit Olldashi ka rrëshqitur për rreth 100-150 metra, duke marrë përpara dy shufra të sinjalistikës rrugore në anën e djathtë të rrugës dhe më pas gomat e krahut të pasagjerit kanë dalë jashtë rruge.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 21/11/2021 02:50

    Nuk KA ASNJE MESAZH SE E VRANE VETE TE DY KETA PISA. SE KISHIM FRIKE SE JU ZINTE VENDIN....

    Përgjigju
  • Parruca: 21/11/2021 01:29

    Olldashit i thurin elozhe pas vdekjes njelloj si Azemit, por si i pari si i dyti ishin te ngaterruar me banda kriminale. Azemi ishte nje bandit hapur fare, qe levizte gjithe kohen i armatosur. Ndersa Olldashi ishte i lidhur me bandat e Shijakut. Tani ti kujtosh keta muter me nostaligji a thua jane nje humbje per Shqiperine eshte pafytyrsi!

    Përgjigju
  • Mhkarnshqiptarja: 21/11/2021 01:02

    Kta t 2 e vran qe tu bote luli kryetar partie

    Përgjigju
  • Goni: 20/11/2021 23:52

    Eh o Koli sa shpejt iken vitet sa shum qau qielli ate nate kurre ti u largove nga kjo bote

    Përgjigju
  • Peqini: 20/11/2021 20:08

    Kane cunin e Olldashit te Foltorja prandaj,Sala ja bo live,Luli nuk do me e pa me sy.VK,pune demokratesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?