Luan Baçi i ftuar në Studio Live komentoi edhe rekursin e shpallur nga Basha për në Gjykatën e Lartë lidhur me vulën e Partisë Demokratike pas vendimit të Apelit që ia kaloi atë Sali Berishës dhe Rithemelimit.
'Shumë kontradiktorë në ato që thotë. Mendoj do i iki koha. Dhe do ngelet pa njërën dhe tjetrën. Në këtë këndvështrim janë fjalë të Bashës. Punëdhënësit e tij e kanë vënë në punë, vazhdoje punën. Që të dëmtojë edhe më Partinë Demokratike. Nuk i ka ngelur më asnjë demokrat. Tre deputetë janë larguar. Është paguar për të bërë atë punë. Qëndrimi i tij e tregon qartë. Mendoj se do ngelet me dy apo tre deputetë', shprehet Baçi.
Lajmi kryesor:
Vula tek Berisha, SHBA nuk i qaset non-gratave/ Luan Baçi: Po vërtetohet lobimi! Gazetari: Askush nuk habitet nga qëndrimi i ambasadës
G.K/ReportTv.al