Call center-ët e Partisë Demokratike kanë mbi dy javë që marrin privatisht njerëzit në telefon dhe u lodhin kokën me pyetjet: “A e doni Shqipërinë në BE, çfarë mendimi keni për Europën dhe a doni që Lulzim Basha t’ju fusë në Bashkimin Europian”.
E më pas edhe spoti i Bashës, ku shfaqet si magjistari që do ta fusë Shqipërinë në BE menjëherë, e më pas sot thotë se do të hapë negociatat me BE-në brenda 100 ditëve.
Europa dhe integrimi europian është mirë që të jetë një temë e debatit të fushatës zgjedhore, madje do të ishte mirë që kjo temë të jetë shpesh objekt i diskutimeve në panele, institucione, shoqërinë civile, media, apo edhe nga opozita.
Çështja e BE-së, në një vend që beson kaq shumë tek Europa, ja vlen të ushqehet dhe të jetë në krye të axhendave politike.
Mirëpo çështja është se realisht kjo temë është keqpërdorur aq shumë ndër vite, sa ka dalë mode, madje mund të thuhet fatkeqësisht që si retorikë i ka dalë boja.
Edhe mënyra sesi shtrohet diskutimi në publik nga ana e Lulzim Bashës, duket se është gjetur një shteg, për t’i ikur temave të mëdha të debatit, siç janë panemia, rindërtimi, reforma në drejtësi etj.
Deklarata e “bujshme” e hapjes së negociatave brenda 100 ditëve është një logjikë e pakuptueshme, pasi tashmë është bërë e ditur nga krerë të ndryshëm të vendeve të BE-së se pas zgjedhjeve në Shqipëri, por edhe atyre në Bullgari, që e përdorte Maqedoninë e Veriut si çështje elektorale, do të hapen Konferencat ndërqeveritare për të dy vendet, ndërkohë që hapja e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur një vit më parë në Konferencën e Zagrebit.
Megjithatë, duhet të thuhet se procesi i integrimit europian nuk ka qenë një çështje që ka bashkuar palët në Shqipëri, por një armë politike që është përdorur nga palët vetëm për të mos lejuar palën që është në qeveri të arrijë një sukses politik.
Pas zgjedhjeve të vitit 2017, kur realisht ishte e mundshme një rihapje e kësaj çështje, që erdhi nga ngërçi i çadrës apo edhe reformës në drejtësi, ku PD u rrezikua të përjashtohej nga PPE-ja, ishte po PD që loboi që negociatat të mos happen ne Ramën kryeministër.
Dhe ky lobim solli një përlasje e ecejakje dy palëshe në grupet e Bundestagut gjerman, ku PD dhe PS përplaseshin me njeri- tjetrin.
Në fund Bundestagu miratoi një rezolutë të Komisionit të Jashtëm, ku integroi pika që të bashkonte të dyja palët.
Shqipërinë në BE nuk mund ta fusë Lulzim Basha, apo ta largojë Edi Rama.
Siç u bë e ditur gjatë vizitës së Ramës në Bruksel, si shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell, ashtu edhe komisioneri për zgjerimin, hapja e konferencës është një çështje kohe, pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.
Brukseli pret që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një standard i plotësuar në rregullsi, por edhe në pranimin e rezultateve nga të dyja palët.
Por a do ta kërkojë Basha hapjen e Konferencës ndërqeveritare nëse nuk bëhet kryeministër?
Kjo është në fakt pyetja që kërkon përgjigje, madje të menjëhershme…
Fatkeqësi, fatkeqësi, pa fund fatkeqësi. E si mund ta duash e ta besosh se ekziston 'demokracia', kur ajo i len hapësirë të mendojnë e të thonë e mbi të gjitha të veprojnë vemjeve e ........ të tilla. Fjala 'demokraci' është zvogëluar pa fund e shkronjat e saja vinë gjithmonë e duke u zvogëluar e zvogëluar pa rreshtur, e tani mund të shihen me zor vetëm me një xham zmadhues. Pa dyshim që ajo nuk ekziston e është vetëm një demagogji e mashtrim i pashoq, për të arritur ato që në fakt nuk arrihen: kapjen dhe mbarështrimin e rracës njerëzore dhe fundosjen e njeriut në honet e errëta dhe të thella të ferrit tokësor (se ferri qiellor është tjetër gjë, dhe pakush mund ta arrijë atë). Për parajsën qiellore as që bëhet fjalë, dhe mendoj se askush nga rraca njerëzore nuk e ka arritur. Është ëndërr, e do të ngelet ëndërr. Tani me një sforcim të paparë mund të arrij që ti mbyll këto rradhë me ndjesinë e të qënit sa më real e sa më pak sarkastik, duke pyetur veten e të gjithë të tjerët, (po më shumë veten), se si mund të guxojë një njeri (dykëmbësh) që të ulurijë e pëllasë për ditë 'më votoni mua', si mund të arrihet kjo?!!!!...... Pa dyshim që janë thyer barrierat dhe të gjitha kufitë, padyshim që e keqja ka kapluar dhe urdhëron e udhëheq pa teklif e pa u ndrojtur nga asgjë. Po nga asgjë po ju them. Vetëm thjesht e shkoqur: Të bësh krime e mynxyra e të dalësh pa turp e të paktën një ndrojtje të vogël, e të kërkosh që të udhëheqesh turmën, atë turmë që me gjakftohtësinë e një krimineli biologjik, e keni çuar në humnerë, kjo është maja (e ajzbergut) të kotësisë e njëkohësisht tragjedisë njerëzore. Mos harroni o njerëz, se për tu shkatërruar është gjithmonë shumë më e lehtë. Mjafton një lëvizje e gabuar dhe 'shejtani rrin gati gjithmonë në pritë duke të ruajtur', një kallëp dinamiti dhe shkatërron për një sekondë punën e shumë mëndjeve e krahëve që janë munduar për shumë kohë. Një fije e vogël shkrepseje, djeg një pyll të tërë për një orë. E kështu një votë e hedhur gabim, merr në qafë një komb e një vënd të tërë. KINI KUJDES! VOTËN TUAJ JEPJANI ATYRE QË KANË PUNUAR E MENDUAR MË MIRË. DHE KËTO SOT PËR SOT NË SHQIPËRI JANË PADYSHIM VETËM SOCIALISTËT ME EDI RAMËN. Të gjithë të tjerët janë llum kazani qe DUHEN hedhur në zjarr. Lërini ATA të vazhdojnë punën e tyre edhe të paktën edhe 4 vjet e më pas të shohim. Të gjithë e dimë se çfarë DUHET në fakt, por tani për tani ato janë ëndrra e në realitëtin e vrazhdë dhe konjukturat dhe tmerret e sotme, vetëm Partia Socialiste mund ta drejtojë Shqipërinë dhe Popullin Shqiptar drejt zhvillimit dhe përparimit, ose në rastin më të keq drejt mbijetesës. Bëhu i zgjuar o popull e shfrytëzoje të vetmen mundësi që ke për të ardhmen tënde e të fëmijëve të tu. Duhet që ta duam Atdheun jo vetëm me fjalë. Duhet që ti duam Vlerat jo vetëm me fjalë. Duhet që ti duam Fëmijët tanë jo vetëm me fjalë. "Amor Vincit Omnia" ('Dashuria Triumfon Mbi Çdo Gjë'). KUJDES!
PërgjigjuKonferenca nderqeveritare eshte vendosur te hapet. Thjeshte eshte per tu caktuar data. Por per siguri, Europa Po pret te shikoje si do shkojne zgjedhjet dhe kaq. Pra Basha nuk ka asnje merite si t'i fitoje si mos t'i fitoje zgjedhjet. Merita e tij do jete te njohe rezultatin dhe kaq. Dhe jo vetem e tij, por rezultati duhet te njihet nga te gjitha palet.
PërgjigjuO Kazan. Kreu i PD ne daten 26 duhet te jape doreheqje. Po te doje te vij te kerkoj kete timin per ne Holland.
Përgjigju