Basha e pranon: Takimi me komisioneren s'u organizua nga ne! Rama u zemërua, s'ishte ndërhyrje në favorin tim, por në të shqiptarëve

24 Mars 2021, 16:54| Përditesimi: 24 Mars 2021, 18:54

  • Share

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për takimin online me komisioneren e BE-së për Edukimin, Inovacionin dhe Rininë, Mariya Gabriel, duke shpjeguar se konferenca nuk ishte organizuar prej tij por nga Universiteti Modul i Austrisë. Ndërkaq Basha tha se nuk e kuptoi reagimin e kryeministrit Rama i cili foli për ndërhyrje në punë të brendshme, pasi sipas kreut të PD ndërhyrja nuk ishte në favor të tij por në favor të shqiptarëve.

"Dje kam patur një bisedë një konferencë me alenacën e univesiteteve europiane dhe me komisioneren europiane për arsimin dhe digjitalizimin dhe u zemerua pak kryeministri i cili tha se eshte nderhyrje ne pune te brendshme.

Është ndërhyrje në punë të brendshme por jo në favor tim por në favor te rinisë shqiptare dhe të shqiptareve. Sepse aty ka qenë 8 vjet me rradhë dhe ska qenë i aftë të përfitoje miliarda euro fonde qe BE jep per trajnimin e rinise. Të gjithë të tjerët kanë përfituar maqedonia, Bosnja, vetem ne skemi përfituar. Sepse ka një rol qeveria këtu.  Vendimarrja e parë politike është që tu jepet një dorë universiteteve. Në vend që ta kalosh ditë me qyfyre dhe propapgandë apo me sulme për kundërshtarin. Nëse një fraksion i parave do të kishte shkuar për këto trajnime ne do kishim dhjetëra vende pune."

Teksa pranoi se në këtë takim të organizuar aleanca e universiteteve europiane ishte i fuar, Basha theksoi se mesazhi kryesor që u përcoll ishte se se sipas tij ata janë gati për bashkëpunim.

"Mesazhi i asaj që organizuam dje se ne ishim të ftuar se ishte organizuar aleanca e universiteteve europiane nga nje universitet shume i famshem  ne austri. Mesazhi kryesor eshte se ata janë gati për bashkëpunim. Ka munguar vizioni bashke punimi dhe une iu sigurj se pasn 25 prillit sdo mungoje. Vendit si mungon asgjë që të siguroni nje jete normale me pagë doinjitoze dhe dinjitoze e të themeloni një familje pa u menduar 2 herë", tha Basha mes të tjerash.

Paraditen e djeshme Basha e shiti takimin si një event sikur të ishte i tij ku pretendoi se kishte ftuar edhe komisioneren e BE-së që të merrte pjesë në prezantimi e programit të tij për arsimin. Por në sqarimin e zyrës së e shtypit të Komisionit Evropian në Bruksel, pas kërkesës së kryeministrit  i cili tha se BE duhet të sqarojë nëse ka të drejtë të përfshihet apo jo në fushata elektorale, u tha se aktiviteti ishte në nivel rajonal dhe pa asnjë ndikim në situatën politike në vend.

Ora 17:18
Basha fushatë në bastionin e socialistëve, takon të rinjtë te kafenetë e ish-Bllokut: Kemi programin më të mirë për ju

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me njerëz në Njësinë 5, në Tiranë, i njohur edhe si bastioni i socialistëve. Basha është takuar me disa të rinj nëpër kafenetë e ish Bllokut, ku dhe u ka kërkuara tyre të shprehin shqetësimet që kanë dhe u ka prezantuar programin duke u premtuar se PD ka programin më të mire që do të mbështesë çdo të ri.

Duke bërë thirrje për një bashkim masiv për ndryshimin në 25 prill, Basha tha se stimulimi i investimeve të brendshme dhe të huaja, është kushti i parë për të mundësuar hapjen e sa më shumë vendeve të reja të punës për të rinjtë. Ai gjithashtu u shpreh se Partia Demokratike ka lidhur marrëveshje me Aleancën e Universiteteve Europiane që do t’i ndihmoj studentët me financime dhe programe kualifikuese.

“Domethënë, çështja qëndron këtu. Qё tё sigurojё ato vende pune duhen plotësuar dy kusht. Kushti i parё ёshtё qё tё ketë investime tё brendshme dhe tё huaja. Ato i hapin vendet e punës. Kushti i dytë ёshtё qё tё ketë forcë tё kualifikuar sepse siç e the dhe vetё mund tё mbarosh universitetin por nё qoftё se nuk ke praktikё, nё qoftё se nuk ke njё profesion, nё qoftё se nuk ke bёrё njё stazh tё mjaftueshёm nuk je nё gjendje tё integrohesh menjёherё nё tregun e punёs. Dhe kjo ёshtё biseda qё bёmё dhe u transmetua dje me Komisioneren ku na kishte ftuar njё nga universitetet mё tё njohura tё Austrisё, quhet universiteti Modul dhe ne kemi bashkёpunuar me ta. Nq qoftё se iu kujtohet para disa muajsh kam thёnё qё ne s’po presim tё vijmё nё qeveri. Akoma nё opozitё kemi pёrgatitjet qё ditёn e marrjes sё sё pёrgjegjёsive qeveritare tё fillojmё menjёherё punёn. Cilat janё pёrgatitjet? E para, pesё gjuhё tё huaja do tё ofrohen online pa pagesё pёr rininё: Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht. Dhe e dyta, nё bashkёpunim me universitetet 20 profesione tё ndryshme po kёshtu online qё nga trajnimi nё fushёn e Teknologjisё sё Informacionit, tek Adminsitrimi, tek fusha tё ndryshme. Kemi lidhë marrëveshje me Aleancën e Universiteteve Europiane do t’ju ndihmoj qeveria e ardhshme me financime dhe me programe do t’ju ndihmojmë arsimin e lartë, në veçanti arsimin profesional. Dhe jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe për shkak të zhvillimeve mësimi online do të jetë një prioritet absolut, po, e  platforma të sigurta dhe mjaftueshëm pajisje  që të... nga tabletat, nga programet në mënyrë që të jetë efektiv jo shkel e shko. Edhe nga qeveria e ardhshme e kam fokus personal, por edhe nga Bashkimi Europian. E konfirmoi edhe Komisionerja për Digjitalizimin dje, nuk e di në e ndoqët në bisedë. Ndoshta ndoqe vetëm reagimet e asaj bisede , por rëndësi kishte biseda dhe biseda është që PE-ja ka ndarë 26 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin për të trajnuar të rinj në fushën e teknologjisë së informacionit dhe ne duhet patjetër të marrim pjesën tonë. Imagjinoni çfarë mund të bëjmë. Do të trajnojmë 5 mijë, 10 mijë të rinj çdo vit në këtë fushë dhe pastaj t’i fusim në tregun e punës ku ju e dini të ardhurat fillojnë nga 800-900 euro shkojnë deri në 2000-2500 euro në muaj. Krijon një shtresë të mesme profesionistësh me të ardhura të mëdha me arsimim të lartë me përgatitje të lartë. Këtë po bëjnë vendet e rajonit se  nuk është se do të shpikim diçka. Ne na duhet të largojmë vetëm një qeveri që ka menduar vetëm për vete dhe nuk ka hedhur asnjë hap as në drejtim të thithjes së këtyre fondeve, as në drejtim të reformimit të arsimit. Përkundrazi, ligji për arsimin e lartë e shkatërroi arsimin e lartë. Do të kemi një qeveri që ka në fokus prioritetet tuaja, ëndrrat tuaja, aspiratat tuaja. Kjo është arsyeja pse ua kërkoj votën më 25 prill.”- tha Basha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rexhep Kasap Bule Leka [ kepi ]: 25/03/2021 08:41

    O lyl o dyl po pse gënjen kaq shum o lyl. Po si ka mundësi që ti ke lexuar Tolstoin 4 vjeç kur ti sdi tabelën e shumzimit e bon nga 100 gafa në dit. Un Rexhep Leka që kam qen kasap në kombinatin e mishit dhe kampjon kombëtar në mundje e kam tani 5 fakultete 5 diplloma e 10 gjuh të huaja i flas prefekt e Tolstoin e ka lexu 20 vjeç kurse ti 4 vjeç. Aman o lyl mos rej kaq shum mor burr se sosht mir. Sado që un kam shum respekt për ty.

    Përgjigju
  • Artben: 24/03/2021 19:31

    Se do ju punsoj te landmarku te gjithe ....

    Përgjigju
  • Berti: 24/03/2021 19:07

    ky eshte kaq i paftyrë sa mekesh per fjale. Na premton pare dhe leptopa. Po pun apo hiç. Thote nuk do ju zhgenjej. Ky te genjen te shun e as e ka menien per pun.

    Përgjigju
  • Shjaksi: 24/03/2021 18:50

    Mashtrus nuk vjen dot ne pushtet keshtu,jeni po ju qe ishit dje,ndejtet.8vjet nuk bet as nji gje

    Përgjigju
  • Ben: 24/03/2021 17:52

    Basha alternative e erresires nje kaqol

    Përgjigju
  • Endri: 24/03/2021 17:12

    Alternativa e pushtetit

    Përgjigju
    • Kistra: 25/03/2021 08:17

      Alternativa e BIA+SVR+EYP!

    • Otej: 24/03/2021 18:26

      Alternativa e leshit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?