Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë

Politikë

Basha: Edi Rama i frikësuar për fatin e tij, po sulmon drejtësinë! S’u shqetësua kur qytetarët burgoseshin për fatura dhe mbrojtjen e shtëpive të tyre

13 Shkurt, 15:15| Përditesimi: 13 Shkurt, 15:18

  • Share

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij sulmoi drejtësinë.

Në një postim në Facebook, Basha akuzon Ramën se nuk u shqetësua kur qytetarët burgoseshin për fatura të papaguara apo mbrojtjen e shtëpive të tyre, por tani, i frikësuar për veten, sulmon SPAK dhe mbron korrupsionin.

Sipas Bashës, Rama po përpiqet të distancohet nga Erion Veliaj për të shmangur pasojat e aferave të përbashkëta. Ai thekson se Shqipëria meriton një qeveri që lufton korrupsionin dhe mbron qytetarët, duke përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Shqipëria meriton drejtësi!”

Postimi i plotë i Bashës:

“Edi Rama nuk u shqetësua kur burgosi burra, gra e fëmijë vetëm se s’paguanin dot faturën e dritave apo mbronin shtëpitë e tyre, të cilat ua shembi në mënyrë të paligjshme për të ndërtuar kulla korrupsioni.

Sot, i trembur se Erion Veliaj do ta marrë pas vetes për çfarë kanë bërë bashkë me bankomatin e tyre, siç e konsiderojnë ata Bashkinë e Tiranës, bën si i përdëllyer për burgosjen e tij. 

Sulmet ndaj SPAK dhe mbrojtja e korrupsionit janë prova kokëforta se Edi Rama nuk mund të qëndrojë më në pushtet. Shqipëria meriton një qeveri që lufton korrupsionin dhe mbron interesat e familjeve shqiptare”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?