Lulzim Basha

Politikë

Basha: Europa dëgjoi zërin tonë, tani është koha për largimin e Edi Ramës

26 Maj 2019, 19:40| Përditesimi: 26 Maj 2019, 19:44

  • Share

Lideri demokrat Lulzim Basha përcjell një tjetër mesazh refuzues për ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i dërgoi sot letrën e pestë publike teksa i bën thirrje të dialogojnë për zgjidhje të krizës politike. Me një video të postuar nga protesta e djeshme e opozitës Basha deklaron se ëndrrat për të sunduar si lindor popullin perëndimor të Shqipërisë do të marrë përgjigjen e merituar.

Ai deklaron se nuk do të pranojë më zgjedhje false të kryeministrit të kapur nga krimi pasi tani është koha për largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! 
Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim. 
Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme",
shkruan Basha.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • rexhep leka ( EKSPERT): 27/05/2019 10:19

    Ore ky lyli ēshtë komplet idjot. Po çfar i quan ky SHQIPTARËT idjot si veten ? Po ne skemi par as një shtet Evropjan që ta mbështesi këte injorant pa dipllom ktë mashtrus ordiner. Po ky mendon se duke gënjyer pa fund do fitoi. Po mir që tabelën e shumzimit se di po a e di që SHQIPTARËT jan shum të zgjuar. E si bën dot për budallenj. Pty or IDJOT I LINDUR.

    Përgjigju
  • Profesori: 26/05/2019 22:15

    Mos e merni seriozisht fjalet e bashes se askush nuk e degjon ate as bota as shtepia .

    Përgjigju
  • Arben Metani: 26/05/2019 21:36

    Nga informacionet e publikuara deri tani asnje force pèolitike, e majte apo e djathte europiane, ne keto muajt e fundit, nuk ka perkrahur opoziten Shqiptare ne zgjedhjet e saj per braktisje parlamenti e dhune kunder istitucjoneve shteterore. Dhe as per dorheqje te kryeministrit, qeveri tranzitore, shtyrje zgjedhjesh. Dhe keshtu do mbetet. jane endrra me sy hapur qe shikon ti z.Basha. Nje gje mbete e palevizur ne bindjet e politikes europiane; jo zgjidhje jashte kushtetutes.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 26/05/2019 21:35

    Mos ja veni re kalamanit te lagjes

    Përgjigju
  • tori: 26/05/2019 19:52

    Per cilen Europe flet ti mor gomar?Asnje shtet apo parti ne Europe nuk te perkrahin e neqoftese ka vetem ndonje parti apo shtet thuaje ose ne rastin me te mire dergoje tek "digjitali" Berishes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?