Lulzim Basha ka folur për marrëveshjen mes tij dhe kreut të qeverisë Edi Rama në datën 17 maj 2017 duke thënë se ishte gjithçka transparente ndërsa ndërmjetësues ishin SHBA. Për sulmet e Sali Berishës shprehet se fillimisht e përshëndetën por pastaj e sulmuan për shkak të prishjes së interesave të tyre.
“Marrëveshja e 17 Majit është marrëveshje transparente. Marrëveshja u publikua nga PD dhe PS me të gjitha pikat. U duartrokit në unanimitet.
U përshëndet nga Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Besnik Mustafai. Por pas kësaj marrëveshje disa anëtarë nuk u rikandiduan, nuk ishin kandidatë për deputetë. Në momentin që nuk u rikandiduan, filluan: “Marrëveshja ishte e keqe”, “ishte në kurriz të demokratëve”. Sa kohë ishte në interes të tyre ishin promotorë të marrëveshjes. Kur nuk u rikandiduan filluan t’i binin PD-së. Marrëveshja ishte me ndërmjetësimin e SHBA.
Ishte ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA. I dërguari tha kush refuzon do ketë pasoja. Edhe sot 6 vite pas marrëveshjes së 17 Majit vazhdojnë me industrinë e baltës dhe gënjeshtrave. E meta ime është se besoj te integriteti njerëzor te këta njerëz. Por këta njerëz janë pa integritet. Nuk ka pasur kurrë një marrëveshje të fshehtë. U publikua që në orën 5”, tha Basha.
Lajmi kryesor: