Ish kryedemokrati Basha

Politikë

Basha 'fushatë’ për postin e kreut të PD: Jam fajtor për krizën! Do sjell një parti moderne

27 Qershor 2023, 17:46| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 20:00

  • Share

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një ‘copëz’ të fushatës së tij për postin e kryetarit në partinë Demokratike. Ndryshe nga konkurrenti i tij për këtë post, Gjergj Hani, Basha ka zgjedhur t’i ndajë pas takimeve, synimet apo veçoritë e së shkuarës me anë të një statusi në Facebook.

Basha ka zgjedhur të mbajë fajin e krizës së PD-së por megjithatë ai beson se ka përvojën e duhur për ta zgjidhur këtë nyje.

“Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës shqiptare dhe pa asnjë diskutim i takon të rikthehet në vendin që i ka dhënë historia dhe shqiptarët, sigurisht në një aleancë të fortë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!

Jemi shumë të vonuar në procesin e rinovimit të partisë. E për këtë unë e pranoj përgjegjësinë time. Do të vendosim energjinë e rinisë përpara dhe pjekurinë e mençurinë e përvojës si mbështetje ndaj saj.”- shkruan Basha.

Një përgjigje e kishte edhe për Berishëm dhe kritikat ndaj tij, ku sipas tij mund të gjejnë zgjidhjen tek vettingu i politikanëve.

“Ne ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për t’i ikur përgjegjësisë. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë thjesht fajtorë. Vetting-u i politikanëve është kontributi më i rëndësishëm që gjithkush që e konsideron veten të pastër mund të japë për një politikë të pakorruptuar dhe inkriminuar, që i jep fund politikës së përbaltjes.

Kjo përballje nuk është aspak e lehtë. Ata kanë kaluar 32 vjet me pushtet dhe janë bashkë për të ruajtuar status quo-në.  Por, siç e dëshmon historia, atëherë kur duken më të fortë, perandoria e tyre shembet më shpejt.

Me besimin tuaj do të jem kryetari i Partisë Demokratike dhe politikani që jep një model ndryshe nga ai konfluktual, me të cilin qytetarët janë mbingopur gjatë tranzicionit. Do të jem politikani që problemet personale të pushtetit, nuk i kthen në problemin e partisë, aq më pak të Shqipërisë.

Modelin e kam dhënë edhe gjatë kësaj kohe, tekas shumëkush nuk ka qenë dakord, unë nuk i jam përgjigjur baltës me baltë. Në fund të fundit, ky është modeli që refuzojnë shqiptarët dhe nga i cili përfiton kundërshtari ynë.

Ky është misioni i ri i Partisë tonë. Një parti moderne, që reflekton kohën, shoqërinë dhe nevojat e saj, që respekton kontributet, garanton karrierën, forcon meritokracinë, e hapur ndaj të rinjve dhe mendimeve të reja. Ky është modeli që duhet t'u japim shqiptarëve, si shembull i ndryshimit që po ndërmarrim për Shqipërinë.”- shkruan Basha.

Lulzim Basha dhe i vetmi kandidat përballë tij, Gjergji Hani kanw nisur fushatën për të bindur demokratët për t’i besuar, të parit për të disatën herë, drejtimin e partisë. Fushata do të zgjasë nga 24 qershori deri më 27 korrik, siç vendosi mes debateve kryesia e PD-së në mbledhjen gati 10 orëshe.

G.MO/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 28/06/2023 07:46

    Kur deshtaket kerkojne te vazhdojne qendrimin ne pushtet.Nuk e di se ne cilen dore ka rene kjo "vegel".Lum si ky popull per kete e tipat si ky.Nuk i ndahet shpirti nga karigia.

    Përgjigju
  • Pjeter: 27/06/2023 18:03

    "Une jam fajtor por me eksperiencen dhe zgjuarsine time do e zgjidh" Dy elemente qe perbejne boshtin e politikanit Basha, per zgjidhje!!! hahahaha

    Përgjigju
    • Une: 27/06/2023 19:21

      Pa di pa iman

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?