Politikë

Basha në zetor me fermerin Luli në Divjakë: Do fusim një cikël pozitiviteti në bujqësi, Shqipëria do të ndryshojë më 25 prill

9 Prill 2021, 09:51| Përditesimi: 9 Prill 2021, 10:12

  • Share

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, vijon me takimet elektorale, ndërsa u ndal sot në Divjakë ku pati një takim me një fermer që kishte të njëjtin emër si ai, Lulzim.

Ndërsa i shprehte problemet që ai haste çdo ditë në punën e tij, fermeri e mori kreun e PD-së në zetor, ndërsa i tregoi tokat dhe prodhimin e tij.

Kryedemokrati i premtoi mbështetje, duke i thënë se me programin e PD-së "do të futet një cikël pozitiviteti në bujqësi.

Basha përmendi edhe njëherë planin e tij për subvencione, uljen e çmimit të naftës dhe ndërtimin e infrastrukturës në bujqësi, që do të ndihmojnë, sipas tij, fermerët.

"Do keni mbështetje, subvencione, 50 mln në vit për infrastrukturën, do heqim taksën e naftës që vuri Rama. Që do i bëjmë subvensionet realitet është 100% e sigurt, sa kohë e bën Kosova me gjysmën e buxhetit tonë, do ta bëjmë dh ene realitet. Ndërtimi i infrastrukturë bujqësore, dhënia e aksesit tuaj në treg, ulja e çmimit të naftës, drejtpërdrejtë do të futesh në treg. Sot jemi në një cikël dështimesh, më 25 prill ndryshimi do jetë ky, do fusim një cikël pozitiviteti. Subvencionet që do marrësh do garantojnë që t'i të shesësh, do fitojnë konsumatorët se ti do ta shesësh me çmim të ulët. Shqipëria do të ndryshojë më 25 prill, do nderojmë punën tuaj dhe do bëjmë të mundur që fëmijët tuaj të rriten në këtë vend të begatë", tha Basha.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deti: 09/04/2021 12:34

    Po ky eshte militant dhe i pa shkolluar ka vetem 4 klase shkole nuk kupton nga politika thjeshte eshte i verbuar politik vetem zitorit Di ti jape dhe dallaverave kushe e perfaqesojne pd vaj midet mjere milet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?