Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar homazhet për 22 vjetorin e vrasjes së udhëheqësit të protestave anti-komuniste Azem Hajdarit këtë të shtunë (12 shtator).
Ai ishte mëngjesin e sotëm në memorialin e Azem Hajdarit pranë qendrës ku i dërgoi një kurorë me lule.
Më pas një një postim në Facebook, Bashka shkruan se Azem Hajdari është simbol i demokracisë dhe shembull frymëzimi për të rinjtë.
Postimi i plotë në Facebook:
"E sotmja është po ashtu një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan.
Vepra e Azem Hajdarit është dëshmia e qartë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë dëshirën, energjinë dhe vendosmërinë e rinisë por edhe të popullit shqiptar për ndryshim. Ndaj është koha që me frymëzimin e Azemit dhe bashkëluftëtarëve të tij të viteve '90, të hapim rrugën e lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta, Shqipërisë si gjithë Europa.
I përjetshëm qoftë kujtimi i heroit të demokracisë, simbolit të luftës dhe përpjekjeve për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë" - shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
22 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit/ E bija: Të ndjej përditë se po mundohem të eci me hapat e tua! Topalli: Ishte koha kur kishte opozitë
//ReportTv.al