Politikë
Top 24

Basha i akuzoi si kriminelë/ Kandidatët e PS-së për Report Tv: S'kemi lidhje, t'i vërtetojë në prokurori!

1 Qershor 2019, 19:01| Përditesimi: 1 Qershor 2019, 19:21

  • Share

Elton Arbana, Dionis Imeraj, Agron Malaj dhe Pjerin Ndreu kanë qenë disa nga kandidatët për kryetarë bashkie nga lista e PS-së që janë sulmuar nga opozita dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha si të lidhur me krimin.

Sot, si pjesa tjetër, ata ishin në hapjen zyrtare të fushatës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat opozita i ka bojkotuar, ndërsa të kontaktuar nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi kishin një përgjigje për liderin demokrat.

Kandidati i Shijakut Elton Arbana duke iu përgjigjur Bashës mohoi lidhjet me bandën e Avdylajve, ndërsa deklaroi "Ftoj Bashën t'i provojë në prokurori akuzat". Kandidati i Dibrës Dionis Imeraj u shpreh se "Nuk kam lidhje me shitblerjen e votave, akuzat janë të pavërteta".

Pjerin Ndreu, kandidat për bashkinë e Lezhës, iu përgjigj kështu akuzave të Bashës "Kush më akuzon, hajduti i Rrugës së Kombit apo vrasësi i 21 Janarit". Ndërsa ish-gardisti i 21 Janarit Agron Malaj nuk komentoi akuzat e Bashës.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veshi: 02/06/2019 08:00

    Agron malaj je burrë dil thuaj me çfarë emri ke qene ne Angli dhe përse ke bere burg? Ose po se bere ti këtë gjë do ta publikoj unë.

    Përgjigju
  • Vangjushi: 01/06/2019 21:24

    GJIKNURI ESHTE DEPUTETI ME I NERSHEM I PS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?