Berisha, Shkëlzeni dhe kulla 'Mali i Tiranës'

Politikë

Basha i përgjigjet Berishës: ‘Doktor Pazari’, tregoju shqiptarëve se si i vure pasuritë duke luftuar Ramën dhe për çfarë shërbimi familja jote mori lejen e kullës 'Mali i Tiranës'

24 Shkurt, 14:17| Përditesimi: 24 Shkurt, 14:27

  • Share

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, iu përgjigj akuzave që bëri sot (24 shkurt) kreu i PD-së, Sali Berisha, që e etiketoi si “Lul brava", i cili 'e ka shitur identitetin te Taulant Balla'. 

Në postimin e tij në Facebook, Basha shkruan ndër të tjera se “doktor Pazari t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in dhe a shkuan ata me dijeninë e tij”.

Ai gjithashtu thotë se ‘doktor pazari’ t’u shpjegojë demokratëve ‘si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet’.

Basha më tej që t’u tregojë shqiptarëve gjithashtu se “për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë – Malin e Korrupsionit?”.
Sipas tij, vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

"Doktor Pazari t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in.

A shkuan ata me dijeninë e tij?! Janë të gjitha në dosjen McGonigal.

Doktor Pazari t’u shpjegojë demokratëve si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet.

Doktor Pazari t’u thotë demokratëve për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë – Malin e Korrupsionit?

Vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?