Basha i përgjigjet Berishës: Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare për burimin e parave ruse! Do jem në fushatën e PD për 14 majin

27 Mars 2023, 14:43| Përditesimi: 27 Mars 2023, 19:44

  • Share

TIRANË- Lulzim Basha e ka cilësuar Sali Berishën si përgjegjës për përçarjen e PD.

Akuzave për financimin rus dhe cili ishte burimi i shifrës 500 mijë euro, Basha u përgjigj: “Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare”, duke iu referuar Berishës.

Ndërkohë sqaroi se nuk do të mungojë në fushatën e PD për zgjedhjet e 14 majit.

"Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë", tha Basha.

Basha prej kohësh nuk ka qenë në Kuvend, por sot kishte zgjedhë që të merrte pjesë në seancën që u mbajt në nder të presidentit austriak që vizitoi Tiranën.


Lajmi kryesor:

Para ruse në PD? ‘Rithemelimi’ i Berishës: S’ka prova, asnjë qindarkë të hyrë apo të dalë nga kompania ruse ‘Binata Trade’! Të hetohet Basha! E thirrëm, s'pranoi të përgjigjej


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?