Kryeministri Edi Rama mblodhi rreth 6 mijë punonjës të Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në takimin e mbajtur në sheshin ‘Skëndërbej’ u shfaq një dokumentar që dëshmon transformimin e Tiranës ndër vite, me pamje si ka qenë që prej ’90 deri tek ndryshimi që ka pësuar sot.
Një pasazh i vogël nuk mungoi për Lulzim Bashën, i cili mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës më 2011 deri 2015, moment të cilin me ironi PS kishte zgjedhur ta shfaqte si një kryetar që fjeti gjumë.
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, reagoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke ka publikuar një foto të Ramës me ish-zyrtarët gjatë qeverisjes së tij në burg dhe ironokisht shkruan se as dremitjen më të vogël nuk ma prishin këto batutat e lodhura me gjumin.
Sipas Bashës, kryeministri e quan vjedhjen sukses aq sa mblidhet si vullnetarët e Enverit në këtë 20 shkurt, për të mbrojtur monumentin e pandëshkueshmërisë.
Basha më tej thotë se motoja e Edi Ramës “kush nuk vjedh, fle gjumë” ka marrë vlerë të plotë me drejtesinë në veprim.
Reagimi i plotë i Bashës:
As dremitjen më të vogël nuk ma prishin këto batutat e lodhura me gjumin, nga ai që vjedhjen e konsideron sukses, aq sa, mblidhet si vullnetarët e Enverit në këtë 20 shkurt, për të mbrojtur monumentin e pandëshkueshmërisë.
Moto e Edi Ramës “kush nuk vjedh, fle gjumë” ka marrë vlerë të plotë me drejtesinë në veprim.
Shqipëria meriton më shumë
Komente

Ca nga keta jane burra shume me te mire se ti o hajdut. Duhet te ishe edhe ti ne ate foto
PërgjigjuKjo qenka e bukur!
Përgjigju