Politikë

Basha i përgjigjet Ramës: E ke kuptuar se ke humbur, kërkon të bëhesh pjesë e qeverisjes me AN! Përgjigjia është jo! Socialistët të bashkohen me ne

16 Prill 2021, 15:47| Përditesimi: 16 Prill 2021, 20:32

  • Share

Vijojnë replikat në distancë mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me ftesën e këtij të fundit ndaj kryedemokratit për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit. Nga Ndroqi Basha ka thënë se sipas tij Rama e ka kuptuar se do humbasë e kësisoj kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Por Basha thotë se përgjigjia e tij është “jo”.

Në fjalën përshëndetëse para banorëve, kreu i opozitës bëri thirrje për bashkimin e të gjithëve pa dallim partiak, duke thënë se ky marshim drejt ndryshimit sipas tij do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, vende pune, uljen e kostos së jetesës. Kryedemokrati gjithashtu përsëriti se nuk mund të ketë bashkëqeverisje me Ramën, duke thënë se ai për 8 vite me radhë dështoi.

“Sot kam një thirrje për socialistët dhe socialistet e ndershëm, për mbështetësit e Partisë Socialiste në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë dhe bashkohen me ndryshimin po dhe ata të cilët në zemrat e tyre e dinë që nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona! Ne jemi një familje, një popull, një komb. Ju keni vuajtur njësoj si të gjithë, të njëjtat sfida, të njëjtat probleme, keni të njëjtat shpresa, të njëjtat dëshira, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftoj ejani, bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit të vërtet që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, një ekonomi të fort për të gjithë Shqipërinë, vende pune, uljen e kostos së jetesës, përballueshmërinë e çmimeve të përditshme do të bëj të mundur për çdo shqiptar  të ndjej përfitimet e ndryshimit që tashmë e ndjej mes jush, shpresës që ka ardhur.

Ndryshimit që do ta bëjmë realitet të gjithë së bashku. Për 8 vite me radhë, për 8 vite të gjata Edi Rama dështoi në çdo fushë. Shikojeni Ndroqin, shikojeni fshatrat dhe qytetet tona, është sikur mos të kishim patur qeveri fare! 8 vite me radhë dështoi dhe tani po troket prapë në derë për të kërkuar edhe 4 vite të tjera! Tani që ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim! Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigjja ime është jo! Përgjigjja ime është jo, sepse siç e ka thënë dikur vet: kur ke patur 8 vjet dhe nuk i ke arritur dot ato që ke premtuar, në fakt s’ke arritur asgjë, nuk i arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë edhe vëllezërit e motrat tona socialiste e dinë se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, rreziku më i madh për shqiptarët, rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tret për Edi Ramën. Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtet. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që për 8 vite me radhë dështoi dhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur. Por etja për ndryshim e shqiptarëve do të kthehet në realitet më 25 prill. 9 ditë na ndajnë, fati i shqiptarëve është në dorën tuaj, fati i familjeve shqiptare është në dorën tuaj prindër, fati i prindërve tuaj është në dorën tuaj rini e Ndroqit, e Tiranës, e mbarë Shqipërisë”, tha ai.

Basha tha se bashkimin e madh për ndryshim më 25 prill do të jetë për rindërtimin dhe rimëkëmbjen nga pandemia.

“U bënë 8 vjet që shqiptarët po vuajnë nga dështimet e këtij njeriu. Ju që keni vuajtur dyfish me tërmetin dhe e keni hequr në kurriz e dini fare mirë që ky është dështimi i radhës. Tani duhet të bëhemi bashkë për ndryshim dhe më 25 Prill, për rindërtimin, për rimëkëmbjen nga pandemia, ekonomia janë prioritetet kryesore dhe urgjentisht do të fillojmë punën për t’iu ndihmuar. Menjëherë pas votës tuaj”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATMIRRI: 16/04/2021 18:43

    ME KETE LLUMIN QE TE VJEN NGA PAS EDHE 20 VJET TE TJERA NUK TE VOTOJN POPULLI KA SY TE SHIKOJ DHE VESH TE DEGJOJ ME TY RAMA ...SE TI JE LEPERUSH DHE SKE PIK BURRERRIE BILE THON QE TY TE RREH GRUAJA NE SHTEPI O BILOSH

    Përgjigju
  • Populli: 16/04/2021 16:20

    Bo ca prerjesh te vijn nga pas o i zi, ke marr gjith llumin lart e posht dhe i merr si zagar me vete nga pas duke bere tifozllik me burije e daulle, na rikthyet ne mesjet me burie e flamura e daulle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?