Basha në selinë blu

Politikë

Basha i përgjigjet Ramës, shpërndan postimin e zyrtares së BE dhe nxin Shqipërinë: Renditet mes Egjiptit dhe Afganistanit

25 Tetor 2021, 11:39| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 13:07

  • Share

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili më herët përmes një editoriali në Politico.eu shprehu ambicien dhe suksesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Editorialin e Ramës në lidhje me integrimin, e shpërndau në Twitter edhe zyrtarja e lartë e BE, diplomatja Angelina Eichhorst, postim të cilit Basha i shton disa akuza, duke thënë se nuk jemi një vend demokratik.

Basha ka publikuar në rrjete sociale disa grafikë, të cilët sipas tij pasqyrojnë raportin e World Justice Project, Bankës Botërore si dhe BERZH-it, sa i përket korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Postimi i Bashës në Twitter

Në lidhje me sundimin e ligjit, kryedemokrati Basha thekson se jemi mes Afganistanit dhe Kazakistanit, për indeksin e korrupsionit jemi mes Egjiptit dhe Zambisë, ndërsa për nivelin e rryshfetit jemi midis Zambisë e Marokut.

“Renditja e Shqipërisë sipas Projektit të Drejtësisë Botërore si dhe BB dhe BERZH: Sundimi Ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit; Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambisë; Niveli i Ryshfetit: Midis Zambisë dhe Marokut. Përcaktimi është i nevojshëm për t’u përballur me autokratët e korruptuar të BB”, shkruan Basha.

Basha shprehet se nevojitet vendosmëri për t'u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor. Kujtojmë se më herët, në një editorial për Politico.eu., kryeministri Rama i ka dhënë 4 këshilla BE, ku kërkon projekte ekonomike dhe mbështetje për të krijuar treg të përbashkët rajonal, ndihmë për krizën energjetike dhe programe të përbashkëta për arsimin e lartë.

Grafikët e publikuar nga Basha në Twitter

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 25/10/2021 13:08

    Kush kush e nxin Shqiperine? A nuk ishte ky Hollandezi qe bridhte zyre me zyre ne per europe kunder Shqioerise? Po Bumçin e harroi ky? E Lulush, po shqiptaret nuk jane debila si ata qe te vijne rrotll,prandaj nuk ke per te fituar kurre ti,ke qene,je, e dote ngelesh nje humbes patollogjik dhe parazit i ketj vendi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?