Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka sulmuar Sali Berishën. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Berisha duke e quajtur doktor Pazari koalicionin e ka me aleatët e tij të zakonshëm.
Më tej, Basha thotë se koalicioni anti-SPAK nuk mund të jetë koalicioni i tij dhe i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.
‘Dr. Pazari e ka koalicionin e tij. Një aleat e ka tek 313-ta, tjetrin rrugës për atje, ka Ahmetajn që e mbron, Veliajn që po i qan hallin dhe Belindën që i paguan protestat. Me ata amnistoi të korruptuarit, me ata mbylli listat, me ata kërkon të mbajë vendin peng të politikës së vjetër të tranzicionit. Koalicioni i tyre kundër SPAK nuk mund të jetë koalicioni im, as i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë. Shqipëria meriton më shumë’, shkruan ai.
Komente
