Politikë

Basha i përmendi ‘Trekëndëshin e Bermudës’, ku futi edhe Metën, sherr mes PD-së dhe LSI-së në Komisionin e Hetimor

29 Tetor 2021, 16:31| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 19:24

  • Share

Plas sherri mes LSI dhe PD në Komisionin e Ligjeve, pasi Basha futi Ilir Metën në “Trekëndëshin e Bermudes”

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ditën e sotme u shoqërua edhe me përplasje me Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shkak për këtë u bë propozimi që bëri deputeti i PS-së Petro Koçi në lidhje me miratimin e rregullores.

Koçi propozoi që në rendin e ditës të ndryshohej togfjalëshi “vazhdim i miratimit të rregullores” me togfjalëshin “shqyrtim i miratimit të rregullores”.

Ky propozim, pati edhe miratimin e menjëhershëm nga anëtarët e PD-së, por në këtë moment ndërhyri përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, i cili tha se rregullorja dhe katër nene janë miratuar tashmë në parim. Sipas tij mbledhja e sotme nuk mund të jetë kurrsesi një mbledhje shqyrtimi të rregullores, por vazhdim i asaj që është miratuar më përpara.

Pjesë debati:

Petro Koçi: Përderisa ne të gjithë që ne kemi një informacion që ka një konsensus në lidhje me procedimin e mbledhjes, propozoj që në pikën tre të rendit të ditës të hiqet fjala “vazhdimi” dhe të vendoset fjala “shqyrtimi”.

Enkelejd Alibeaj: Jeni dakord me propozimin e zotit Koçi për të zëvendësuar fjalën vazhdim me fjalën shqyrtim! Po miratohet.

Petrit Vasili: Ore të bëj një pyetje. Që t’i kemi të qarta edhe miratimi në parim nuk qëndron, po apo jo? Ky është moment për t’u sqaruar se këtu u bë pazari i gjësë.

Nëse është votuar në parim ky është vazhdim, nëse ka rënë dhe ai votim në parim unë po ngrihem po iki, në kuptimin e mirë të fjalës.

Enkelejd Alibeaj: Ka qenë votimi në parim, ka qenë unanim, por votimi nen për nen nuk shkoi deri në fund. Për ta zgjidhur ngërçin unë kam bërë një gjest kalorsiak që duhet të bëjë gjithsecili.

Petrit Vasili: Ore Një minutë. Ore nuk jemi këtu ne për të akomoduar psikopatira. Ne po themi që votim në parim dhe katër nene kanë pasur dakordësi, atëherë ecim më tutje. Keni frikë nga kjo?

Enkelejd Alibeaj: Nuk ka lidhje me frikën, ka të bëj me gjetjen e një gjuhe të përbashkët.

Një ditë më parë kryetari i PD-së duke iu drejtuar Kryeministrit i tha ai kërkon të ketë përballë Metën dhe Berishën se e ka frikë atë pasi e ka mundur në 2011. Sipas Bashës, janë Sali Berisha dhe Ilir Meta ata që e kanë fajin më të madh që Rama është në pushtet, ndërsa ai ka fajin më të vogël.


Lajmi kryesor:

Pas shumë diskutimesh, PS dhe PD bien dakord, miratohet rregullorja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit! Klevis Xhoxhi zgjidhet sekretar


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?