Basha i 'qan' hallet familjes Gjoni në Kurbin: Jemi të dëshpëruar! Vajzës së sëmurë ia kam marrë ilaçet me lek borxh (VIDEO)

11 Tetor 2020, 13:38| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 17:27

  • Share

Kreu u i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me një familjen Gjoni në Kurbin që jeton prej një viti në çadër në kushte të këqija.

Kryefamiljari Viktor Gjoni tha se prej 10 muajsh, jeton në çadër së bashku me familjen e tij dhe si pasojë fëmijët kanë të marrë të ftohur nga jetesa për një kohë të gjatë në çadër. Siç tregon ai, është detyruar të marrë para borxh për të paguar ilaçet për kurimin e fëmijëve të tij.

Pjesë nga biseda me Bashën:

Viktor Gjoni: Sot ka ardhur nga shkolla për problemet shëndetësore që ka.

Lulzim Basha: Çfarë ke patur, ke patur vështirësi me frymëmarrjen?

Viktor Gjoni: Po!

Lulzim Basha: Ku e ke vizituar?

Viktor Gjoni: E ka vizituar ne Lezhë, 2 herë i kam marrë kura. I kam marrë si i thonë, kam hyrë borxh e i kam marrë kurën, prapë e njëjta gjë. Ky lloj shteti fjalë ka shumë. Unë për vete i kam pa dhe i kam vuajtur premtimet e këtij. Sepse unë para 2013-ës këtu në katund, kam punuar në të zezë, kam punuar. Po i kam punuar, i kam marrë 100 mijë lekë në muaj, i kam marrë 10 ditë pune. Nga 2013 që ka hipur ky në pushtet si pasojë e asaj taksës që thuhet taksa progressive, nuk ka pasur munësi kush me më dhënë një ditë punë më. Ku me ngrënë bukë, duke u munduar për të mbijetuar.

Tani vetëm në dorë të madhit Zot. Se për dorë të tij, jo unë por kanë mbaruar të paktën 70% e robvë. Janë me biznese dhe janë duke u qarë. Shkoj me marrë një thes miell më thonë nuk kam mundësi për ta dhënë se s’ke ku i merr që të m’i japësh ëdhe unë s’kam lekë që të marrë furnizimin. Vetëm 39 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Ato nuk e di, a t’ia marr ilaçe kësaj a të ha bukë, a të blej vaj. Ka 15 muaj që jam tu u marr vetëm me letrat me çertifikim e kësaj prone, me çertifikimin. Më kanë marrë 900 mijë lekë, kam hyrë në borxh deri këtu. Ky, edhe atë 39 mijë lekësh që e marr te ndihma ekonomike mundohet të ma marr mos me një mënyrë me një tjetër.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?