Lideri demokrat Lulzim Basha i është rikthyer sërish leximit të raportit të OSBE- ODIHR-it për zgjedhjet lokale që u mbajtën në Shqipëri në 61 bashki ditën e diel. Basha ripërsërit se raporti rrëzoi 30 Qershorin dhe shprehet se Shqipërinë mund ta shpëtojë nga autokracia vetëm një ndryshim i thellë.
"Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.
Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja" shkruan Basha.
Por cfarë thoshte raporti? Shqiptarja.com e siguroi raportin e plotë të ODIHR-it për zgjedhjet ku ndër të tjera theksonte se punonjësit e bashkive të PD, PDIU dhe LSI penguan fizikisht administratën zgjedhore për administrimin e zgjedhjeve. (Lexo këtu raportin e plotë).
Komente

Ky perfundimisht nun heq dore nga shpifjet, pacient pa shprese.
Përgjigju