Lulzim Basha me drejtuesit politik të qarqeve

Politikë

Basha i vë 'shkelmin' përfundimisht komisionit 'Ruli', porosi drejtuesve politikë në qarqe: Gjeni emra për deputetë

21 Shkurt 2021, 22:08| Përditesimi: 21 Shkurt 2021, 22:11

  • Share

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e tretë me drejtuesit politikë në qarqe. Takimi u zhvillua në selinë blu, ku drejtuesit politikë i kanë pasqyruar Bashës punën e tyre në terren, por edhe shqetësimet e qytetarëve.

Kryedemokrati i ka këshilluar që të jenë sa më afër popullit dhe të dëgjojnë hallet e tyre, ndërsa u ka kërkuar që të gjejnë individë të spikatur dhe me shumë mbështetje që mund t’i propozojë si deputetë.

Duke i vene “shkelmin” perfundimisht komisionit te perzgjedhjes se kandidateve te drejtuar nga Genc Ruli e Bujar Nishani! Tashme emrat e kandidateve i ka lene ne dore te krereve politike te qarqeve!

Kujtojmë se 80% e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike do të jetë nga kandidaturat e konfirmuara nga Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve, ndërsa 20% nga kryesia. / Marrë nga Gazeta Tema

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 22/02/2021 04:12

    Ta marri vaksinen ruse dhe ti kerkoje falje ambasades per karagjoslleqet qe nxorri nga goja para nje muaji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?