Basha ironizon Ramën: Nuk mashtron dot për drejtësinë, u kape me “presh në duar”
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit, i cili sot në Dibër kishte thënë se “ishte PS që ia kishte dhënë shpatën e drejtësisë Altin Dumanit”.
Basha shprehet se Rama kërkon t’ua hedh me deklaratat e tij, sepse të gjithë e dinë që bashkë me dyshen e Trekëndëshit të Bermudës janë investuar që të ishte dikush tjetër. Sipas tij, ishte ambasada e SHBA që e kapi me “presh në duar” dhe u detyrua të pranonte Dumanin.
Ai më tej thotë se kryeministri nuk është mësuar me prokurorë të pavarur, sepse edhe BKH në fillim e çoi nën varësinë e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, por që Gjykata ia hoqi. Në fund Basha i drejtohet Ramës me shprehjen “kërcen prifti nga belaja”, pasi sipas tij 7x7-313.
“O Rame, e paske hapur thesin në Dibër. Si kishe thon, “ne ia dhamë shpatën e drejtësisë Dumanit në dorë”. E Rame, kujt ia hudh këto, e dinë të gjithë që ishe investuar bashkë me dyshen tjetër të Trekëndëshit të Bemudës tek dikush tjetër, t’i dinë dhe makinacionet e çastit të fundit. Të kapën me presh në duar rruga e Elbasanit Rame, dhe u detyrove ta pranosh Dumanin. Po ku je mësuar ti mo Rame me prokurorë të pavarur nga ty. Edhe BKH-n në fillim ia dhe Sajmir Tahirit, deri sa ta hoqi Gjykata. E mor Ram, kërcen prifiti nga belaja. Vazhdo me rrenat mo Rame, po veten tënde rren, se 7x7-313, Rame” – thotë Basha.
Komente
