Kreu i PD Lulzim Basha

Basha: Jemi të fundit në rajon për ndihmën direkte në ekonomi për 1 mln banorë

15 Nëntor 2020, 10:12| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 10:13

  • Share

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm (15 nëntor) me akuza ndaj qeverisë.

Përmes një statusi në Twitter, Basha shkruan se me Ramën kryeministër, jemi të fundit në çdo fushë duke përfshirë ndihmën direkte për ekonominë.

Ai ka publikuar një foto me disa shifra, që sipas tij, Shqipëria është e fundit në rajon për ndihmën direkte për ekonominë për 1 mln banorë.

"Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin" - shkruan Basha.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O Lulush: 15/11/2020 14:11

    Ti je i pare per virgjerine shalet i ke te ngjitme

    Përgjigju
  • Pelioni: 15/11/2020 12:52

    Bravo lulush,je shumë i "saktë" 7×7=42,por mos bëj më lapsa me fal Lapsuse.

    Përgjigju
  • Eri: 15/11/2020 10:55

    Asnje shtet nuk jep ndihma ne qoftese nuk i eshte prekur sektori.Psh.ne Greqi dhane nje rroge 530 € atyre qe nuk punuan gjate veres ne sektorin e turizmit.Nuk e di ne keto shifra jane reale.Nga momenti qe cdo shtet beri hapjen pas pandemise ishin te pakta ato sektore qe u rimburson.Keto qe thot Basha po japin pakete te trete dhe te katert jane genjeshtra.Greqia tani po jep paketen e dyte qe jane ne Lockdown dhe disa shtresa nuk do perfitojne fare nga kjo pakete.

    Përgjigju
  • zara: 15/11/2020 10:44

    Si i bën matjet ky? Po mirë o njeri, pse s'angazhon mjekët e infermierët e partisë tënde të shkojnë në vijën e frontit? Për punë jo për llogje? Po pse opozitë është kjo që bën ti? Dil bëj fushatë, mblidh fonde për të varfërit, mos fol nga zyra si gjeli majë plehut! Me se paguhesh ti ta marrim vesh? Cili është kontributi yt në shtet? Paguhesh si të dalësh në konferenca shtypi? Po s'ke punë tjetër? Sheh ëndrra me sy hapur...dhe ju të medias, investigoni që informacioni të ketë të dy anët e medalies, ndryshe KAZAN do ngeleni.

    Përgjigju
  • Po sipas jush: 15/11/2020 10:30

    Po mire o media kazani, po ju cfare beni??? Sipas Bashes jemi te fundit, ju pse nuk hulumtoninpak, pse nuk merni te dhena e na tregonibju pra te verteten. Ska nevoje fare se njerezit e dine vete e kane ne kuriz vete, jemi jo te fundit por te fundit te te fundeve.

    Përgjigju
  • Endri: 15/11/2020 10:16

    Po to cfare ke bere ku ishit ne pushtet o hajdut? Shit vilat e jep ca leke per ndihma. Na del cdo dite duke na shpalosur “talentin” twnd ne matematike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?