Basha justifikon humbjen e 6-të radhazi në zgjedhje: S’kam humbur asnjë garë, jam përballur me masakra zgjedhore! Procesi i 6 marsit, anomali pas anomalie

7 Mars 2022, 11:37| Përditesimi: 7 Mars 2022, 16:34

  • Share

TIRANË- Lulzim Basha ka justifikuar sërish, për të gjashtën herë radhazi humbjen në zgjedhje. Partia Demokratike e drejtuar prej tij nuk ka marrë asnjë Bashki në këto 6 mars, madje ai është mundur edhe nga rivali i tij kryesor, Sali Berisha, por këtë humbje Basha e ka justifikuar duke thënë se këto zgjedhje nuk ishin normale. "Nuk kam humbur asnjë garë, jam përballur me masakra zgjedhore", tha Lulzim Basha në komunikimin e tij të parë, në një kohë kur procesi i numërimit të votave është drejt fundit.

Fajtor për "masakrën zgjedhore' kësaj herë nuk bëri kryesocialistin Edi Rama, por ish-liderin e demokratëve, Sali Berisha, ose siç e quajti koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' si koalicioni 'Non Grata'. Ai i akuzon këta të fundit, se kanë bashkëpunuar me bandat dhe kanë kërcënuar komisionerët e PD-së, prandaj pas Vorës, njofton se do të bëjë kallëzime në SPAK dhe për 3 bashki të tjera.

Zgjedhjet e 6 marsit janë asgjësuar, tha kryedemokrati, por garantoi se nuk do i ikë përgjegjësisë dhe se brenda PD-së do të ketë një reformim, por këtë proces do të jetë po ai që do e bëjë, pra nuk ka ndërmend që të largohet nga drejtimi i partisë. E në këtë kuadër, ai shpaloi edhe 2 pikat kryesore në të cilën do të fokusohet beteja e opozitës.

""Së pari dua që procesi të përfundojë dhe i bëj thirrje numëruesve që të vazhdojnë deri në fund, e kam bërë të qartë që 6 marsi ishte anomali e një anomalie, ishin zgjidhjet moniste të qershorit, që 4 kryebashkiakët monistë ishin me rekorde kriminale, në këto kushte ku nuk ka asnjë reflektim, mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar nevojën për një reformë të thellë zgjedhore. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi është një anomalitet. (...) Jam i gatshëm të jap nga vetja ime për të vazhduar dhe për udhëhequr PD-në dhe për të mos realizuar asnjë skenar të regjimit. PD nuk është pronë personale. Unë nuk kam humbuar asnjë garë në jetën time. (...)Reformë zgjedhore për qytetarët reflektimi i brendshëm që PD të jetë hapësira ku shqiptarët të thonë mendimin e tyre dhe të gjejnë zgjidhje për problemin e tyre dhe këto zgjidhje do i kthejë në realitet. (...)  PD-së iu mohuan komisionarët. Aleanca e Non Gratave kërcënoi bashkë me bandat komisionarët vendas, ne kemi dërguar në SPAK për Bashkinë e Shkodrës, Dibrës dhe Rrogozhinës, e ndërsa kemi paditur më herët Vorën, për mos përmbushje të detyrave.", tha Basha ndër të tjera në deklaratën e parë pas humbjes në 6 Bashki.

Pjesëmarrja 30% në votime e qytetarëve është 'çengeli' i vetëm në të cilën është varur  shpresa e fundit e Lulzim Bashës. Kjo sepse sipas tij, ky 30% janë administratat qendrore dhe ajo vendore që është detyruar të votojë, e ndërsa 70% e shqiptarëve kanë refuzuar që të shkojnë drejt kutive të votimit si një shenjë revolte ndaj partisë në pushtet.

" 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata shtetërore është detyruar që të shkojë të votojë, bandat janë përfshirë, u janë mohuar komisioerët, por zbehen përpara braktisjes së 6 marsit, se shqiptarët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe përgjegjës janë sulmet që i janë bërë PD, unë jam i vendosur dhe këtë e duan edhe demokratët që PD ta kthejë këtë situatë, 30% flet qartë, 70% e ka braktisur. Ku janë qytetarët e Shkodrës", vijoi Basha në deklaratën e tij.

Këto zgjedhjet të 6 marsit, më shumë se një garë mes dy forcave politike më të mëdha në vend, PS-PD, ka qenë një test për lidershipin demokrat. Në përballjen e tij me Sali Berishën, Lulzim Basha ka humbur duke dalë forcë e tretë, e ndërsa ajo që është vëne re është se Partia Demokratike e drejtuar prej tij ka pësuar një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e 2021.

Ora 11:57
'Pse rrini pas 6 humbje radhazi?' Basha: Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time

Lulzim Basha tha para gazetarëve se ai nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij. Basha tha se askush nuk e ndal në reformimin e PD-së dhe në rikthimin e tek demokracia në procesin zgjedhor.

Pse rrini pas 6 humbje radhazi?

'Ne mbetemi të palëkundur. Jam i gatshëm të jap nga vetja ime për të vazhduar dhe për udhëhequr PD-në dhe për të mos realizuar asnjë skenar të regjimit. PD nuk është pronë personale. Unë nuk kam humbuar asnjë garë në jetën time, po për këtë do të kemi kohë të flasim. Unë e kuptoj shqetësimin personal të atyre që e bëjnë për interesa personale. Lufta ime nuk është për fatin tim personal. Kushdo që më kërkon të braktis betejën time, ajo është që është t'u rikthejmë shqiptarëve rikthimin tek demokracia në procesin zgjedhor dhe përshpejtimin e refromave në PD .'- tha Basha.

Ora 11:53
30% pjesëmarrja në votime, Basha: Votuan vetëm administrata! Qytetarët braktisën votimin

 

Lulzim Basha nuk ka ndërmend që të largohet nga drejtimi i PD-së, teksa ai ka prezantuar edhe 2 pikat kryesore që do të përqendrohet lufta e opozitës. Ai e justifikon humbjen e tij duke thënë se qytetarët e braktisën procesin zgjedhor.

"Reformë zgjedhore për qytetarët reflektimi i brendshëm që PD të jetë hapësira ku shqiptarët të thonë mendimin e tyre dhe të gjejnë zgjidhje për problemin e tyre dhe këto zgjidhje do i kthejë në realitet. 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata shtetërore është detyruar që të shkojë të votojë, bandat janë përfshirë, u janë mohuar komisioerët, por zbehen përpara braktisjes së 6 marsit, se shqiptarët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe përgjegjës janë sulmet që i janë bërë PD, unë jam i vendosur dhe këtë e duan edhe demokratët që PD ta kthejë këtë situatë, 30% flet qartë, 70% e ka braktisur. Ku janë qytetarët e Shkodrës? Koha për konkluzione nuk është kjo, bëni analizën në fillim, faktet janë kokëforta", tha Basha.

Ora 11:48
Humbi në të gjitha bashkitë, Basha: PD do t'u ofrojë njerëzve shpresën dhe platformën për të dalë vendi nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pavarësisht se nuk ka arritur që të fitojë asnjë bashki në zgjedhjet e 6 Marsit, u shpreh se PD do t'u ofrojë njerëzve shpresën, me një platfromë dhe një vizion për të nxjerrë vendin nga kriza, ndërsa justifikimin për humbjen e gjen tek mospjesmarrja në zgjedhje e votuesve.

'Nuk është koha për t'i ikur përgjegjësive. PD është vendosur në një sulm të shumëfishtë për nevoja personale. Ne do të përshpejtojmë hapat që kemi nisur. PD ka vendosur që të mundësojë instrumentat, ku edhe ata që nuk janë anëtarë të kenë mundësi të kontribuojnë. Ne do u ofrojmë njerëzve shpresën, me një platfromë dhe një vizion për të nxjerrë vendin nga kriza. Ishte e vështirë kur kishim përballë Ramën, e jo me me faktorë të tjerë që duan të investojnë çdo gjë kundër interesit publik, për interesa personale. Asgjë nuk na lëviz që të vazhdojmë të mbetemi një parti pa kompromis. Ajo që ka ndodhur dje kërkon një reflektim të thellë të PD-së dhe një refaormim të thellë të PD-së.'- tha Basha.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tironci: 07/03/2022 20:39

    Ik hap krahun o shker… te , na cove si partia agrare ne fund fare, mer dhe ato salianjat e bardhet bashke griden e io merni azil o mjerane te partise

    Përgjigju
  • Gripi: 07/03/2022 18:48

    Run Luli run hahaha Forest Gumpi shqiptar hahahahaha Ik Luli ik megjithe partine familjare dhe Sali Non Graten. Nuk jeni per kete pune ju, nuk ju do njeri.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 07/03/2022 17:54

    Jooooo luli ku di ti cdo te thot humbje. Iku koha e ristane ve topin e kam un penalltin e gjuaj vet. Po vazhdove keshtu do vij koha qe opozita e qenerve do aarij deri ne 25-30%. Sukese luli ne te ardhmen ne rast se do te jesh nga viti 33.

    Përgjigju
  • Lui: 07/03/2022 16:21

    O idiot, na more ne qafe.., o idiot..!!! E ke idene ti o Lul se cfare eshte nje parti politike dhe te jesh kryetar i saj?! Ne rradhe te pare eshte pergjegjesi kombetare o trap. Pergjegjesi kombetare, sepse je alternative qeverisje dhe duhet te jesh 10 fish me e mire Si alternative se qeveria, qe te fitosh nje here. Kjo e para. E dyta eshte pergjegjesi morale qe duhet te japesh shembullin per te tjeret dhe sidomos per te rinjte. Ndersa ti cfare ben?! Ti je nje femije i perkedhelur. Ne fillim nga Saliu, e tani nga SHBA. Ti je shume larg te te qenit i pergjegjshem. Larg qofte te vish ti ne pushtet. E ben shtetin sallate fare.

    Përgjigju
  • Leli: 07/03/2022 16:14

    Vendi i trete merr medalje bronxi, mire e ka basha

    Përgjigju
  • Lule: 07/03/2022 15:55

    Te heq kapelen zoteri per pacipshmerine e papare. Mua me vjen turp per ty ti ske fytyre fare. BRAVO i paarritshem

    Përgjigju
  • BENI: 07/03/2022 14:06

    JEP DOREHEQJEN O KELYSH I SALI BERISHES.....

    Përgjigju
  • KASAP HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 07/03/2022 13:20

    Lyrzimi është fantastik lyl dyli jeton në Botën e fantazive. Humbjet lyli i quan fitore madhështore lyli i ngjan shum kriminelit Enver Hoxha që thoshte ne do ham dhe bar e imperjalistëve sju a shtrim dorën. Po në fakt Enver tolari hante fileto viçi dhe çokollata si lul gallata. Po kjo është kulmi ksaj jete lyli humbet çdo zgjedhje e thot s'quhet me hile se un jam luli bile.

    Përgjigju
  • Tironci: 07/03/2022 12:39

    Aman ndalo me këto fitore,

    Përgjigju
  • Luli: 07/03/2022 12:36

    E paté që fitova serisht,,,

    Përgjigju
  • Juli: 07/03/2022 12:27

    Vazhdo keshtu Brava se edhe 100 vjet do e kemi Ramen ne pushtet

    Përgjigju
  • katunari: 07/03/2022 12:17

    Ky eshte i papare humbjet i quan fitore… 7x7 = 42 mos valle me matematiken e tij cdo humbje i duket fitore

    Përgjigju
  • Beni: 07/03/2022 11:49

    Mire ky qe eshte qesharak,idiot,po por i ben te gjithe budallenj.Si ka mundesi qe ben kete reagim idiot.Pd-ja duhet te reagoje,nuk duhet me e lene te futet brenda ne seli.E degjuat se si do ta munde Ramen?Eshte debil complet.Ky eshte qesharak,po ul edhe nivelin e mendimit te miletit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?