Në konferencën për mediat nga Selia e PD, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka pasur një mesazh përveç Berishës, edhe për Ramën dhe Ilir Metën, duke iu referuar si pjesët e 'Trekëndëshit të Bermudës'.
"Aksioni ynë do të vazhdojë i plotë në të gjithë Frontin! Edi Ramës i them se na ke pasur përballë dhe do të na kesh përballë deri ditën e fundit. Do të vazhdojmë me të gjitha format e aksionit opozitar. Sali Berishës i them: me gjithë shfokusimin e energjive tëv demokratëve me tragji-komedinë tënde, nuk ia ke dalë përveçse të bëhesh qesharak në një moment kur duhej të dilje mënjanë. Pjesëve të tjera të Trekëndëshit të Bermudës, oligarkisë politiko-ekonomike i them që nuk keni asnjë shans ta vazhdoni ta mbani Shqipërinë në këtë situatë. Kjo statusquo do të marrëve. Ne kemi në krah aspiratat e çdo shqiptari dhe nuk ka forcë që na ndal. Një nga një brinjët do t'ju bien. PD do të çlirohet nga Sali Berisha dhe gorillat e tij", tha Basha.
Lajmi kryesor:
Selia e PD me '2 parti'/ Basha: Berisha, burracak ish komunist, riktheu sot 'fantazmat' e vitit 1997, kopjoi 21 janarin! Mesazhi im për të, Ramën dhe Metën! Do të ketë të tjerë 'non grata' (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al