Presidenti Ilir Meta

Politikë

Meta: Nuk i prisja akuzat e Bashës, ka qenë me muaj të tërë te shtëpia ime! Përgjohem nga shërbimet sekrete, të brendshme dhe të huaja! Berishën e kam mbështetur pasi u shpall non grata

22 Nëntor 2021, 21:11| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 22:57

  • Share

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për mediat këtë mbrëmje, i është përgjigjur edhe njëherë akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se kreu i shtetit është pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermundës’ së bashku me Ramën dhe Berishën. Presidenti tha nuk i priste akuzat e Bashës, ndërsa shtoi se ky i fundit me muaj të tërë e vizitonte shtëpinë e Presidentit së bashku me familjen, ndërsa ish-kryeministri Berisha, vetëm një herë.

Sa i përket mbështetjes së përfolur ndaj Berishës, ai tha se ka dhënë mesazhe solidariteti pasi ai u shpall non grata nga SHBA. Ndërsa një deklaratë e fortë ishte kur kreu i shtetit tha se shërbimet sekrete, të brendshme dhe të huaja i përgjojnë telefonin, duke iu referuar një rasti që lidhet me zgjedhjet e 30 qershorit në vendin tonë.

Presidenti ka theksuar se gjatë një udhëtimi me avion i kishte telefonuar Gramoz Ruçit, për anulimin e zgjedhjeve, ndërsa ka shtuar se Ruçit i komunikoi vetëm gjërat bazike, pasi sipas tij telefoni i presidentit përgjohej.

"Berisha vetëm një herë ka qenë në shtëpinë time. Basha, nëse do t'i numëroja ditët ka qenë me muaj të tërë, me familjen, me vajzat, më shume se kushdo politikan tjetër në shtëpinë time. Kur dëgjova para pak kohësh për herë të parë z.Basha mendova mos e kishte me deputetin socialist të Vlores, Ilir Metaj. Unë nuk kam patur dhe nuk kam asnjë hall, ndaj nëse ngelem në doren e z.Basha për të zgjidhur hall, askënd mos e zëntë halli në këtë botë. Për zgjedhjet vendore, Basha më është lutur! "Aman të lutem më shpëto!". "Aman të lutem të shtyhen zgjedhjet!". Më erdhi shumë keq për gjendjen ku ndodhej. Erdhi në Gjermani, ku unë ndodhesha për vizitë zyrtare, sepse gjermanët e thirren dhe i tërhoqen veshin: "Nuk duam asnjë shashkë!", "Nuk duam më dhunë në mitingje!". Pse? Sepse gjermanet kishin vullnetin të na ndihmonin për hapjen e negociatave me BE. Unë nuk kam asnjë hall dhe nëse unë ngelem në dorën e zotit Basha për të më zgjidhur ndonjë hall, apo të ndonjë tjetri, halli kurrë mos pastë mëshirë dhe keqardhje për Ilir Metën. Por dikush tjetër është në hall, zgjedh bojkotin, shfajësimin dhe ka zgjedhur gjithmonë të shpallë humbjen fitore", tha Meta. 

Kreu i shtetit nuk la pa përmendur edhe djegien e mandateve nga opozita, vendim të cilin e quajti të çmendur dhe anti-shqiptar, ndërsa për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, tha se ka edhe Gjykata Europiane, duke paralajmëruar kështu se do e dërgojë çështjen më tej.

"Është vendimi më idiot, më i çmendur, më antikushtetues dhe më antishqiptar. Meta deklaroi se ai ka qenë kundër djegies së mandateve, ndërsa shtoi se Basha dëgjoi dy diplomatë të cilët e bindën për aktin e paimagjinueshëm."-tha kreu i shtetit. Për zgjedhjet vendore kam aktualisht vetëm një qendrim zyrtar, raportin e OSBE/ODIHR. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të zbardhur unë nuk e kam dhe nuk e ka askush. Kur të dale vendimi atëherë unë do shpreh qendrimin tim. Por mund t’ju them që mbi Gjykatën Kushtetuese ka Gjykata të tjera europiane.”-tha Meta.

Meta theksoi se nuk do të pranojë kurrë një mandat të dytë si President, nga Rama apo Basha. Kreu i shtetit tha se ka bërë gjithçka ka mundur për vendin në këtë situatë. Më tej ai shtoi se do të rikthehet aktiv në politikë pas përfundimit të mandatit të Presidentit.

“Unë jam lider vetë, që dua nga të gjithë politikanët t'i kthejmë sovranitetin vendit. Më 25 korrik 2022 rikthehem aktiv në politikë sepse nuk kam rrugë tjetër. Këtë e diktoi 25 prilli.”-tha Meta.

Ora 22:47
Meta: S'do pranoj kurrë një mandat të dytë si President! Jam lider vetë, më 25 korrik i rikthehem jetës politike

1637615791_d7c1aacb7ebd4f8098fc668de738a501.jpg

Presidenti Ilir Meta deklaroi në një intervistë për mediat këtë mbrëmje se nuk do të pranojë kurrë një mandat të dytë si President, nga Rama apo Basha. Kreu i shtetit tha se ka bërë gjithçka ka mundur për vendin në këtë situatë. Më tej ai theksoi se do të rikthehet aktiv në politikë pas përfundimit të mandatit të Presidentit.

“Unë jam lider vetë, që dua nga të gjithë politikanët t'i kthejmë sovranitetin vendit. Më 25 korrik 2022 rikthehem aktiv në politikë sepse nuk kam rrugë tjetër. Këtë e diktoi 25 prilli.”-tha Meta.

Ora 22:13
Presidenti Meta: Shërbimet sekrete, të brendshme dhe të huaja më përgjojnë telefonin

1637613820_fc6a08acc05746a89a379c6da15eb6bc.jpg

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për mediat tha se ai përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshme dhe të huaja. Meta ka treguar një rast që lidhet me zgjedhjet e 30 qershorit në vendin tonë. Presidenti ka theksuar se gjatë një udhëtimi me avion i kishte telefonuar Gramoz Ruçit, për anulimin e zgjedhjeve, ndërsa ka shtuar se Ruçit i komunikoi vetëm gjërat bazike, pasi sipas tij telefoni i presidentit përgjohej.

“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumëpalësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Sigurisht s’ja thashë të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” deklaroi Meta.

Ora 21:41
Djegia e mandateve nga opozita, Presidenti Meta: Vendim idiot, i çmendur dhe anti-shqiptar

1637613197_b287743bd970409e9976492cb9237c2c.jpg

Kreu i shtetit, Ilir Meta, tha në një intervistë për mediat se vendimi i opozitës në 16 shkurt 2019 për të djegur mandatet, është vendimi më idiot, më i çmendur, më antikushtetues dhe më antishqiptar. Meta deklaroi se ai ka qenë kundër djegies së mandateve, ndërsa shtoi se Basha dëgjoi dy diplomatë të cilët e bindën për aktin e paimagjinueshëm.

"Dëgjuan vetëm dy diplomatë dhe bënë aktin e paligjshëm të dorëzimit të mandateve. Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. Dhe për herë të parë po them që LSI ka qenë ajo që e ka penalizuar dhe dënuar Ilir Metën, duke e mbeshtetur këtë vendim të Lulzim Bashës. Dua t'i them, çdo opozitari, të çdo partie, që pas bojkotit 6 mujor të opozitës nga parlamenti, ka qenë Ilir Meta, që i ka kthyer në parlament për ndryshimet ne buxhetin e arsimit, duke qene se studentët ishin në rrugë në grevë të plotë. Kur lanë mandatet, nga Gjermania, nëpërmjet mediave atje, u kam thënë kjo është e papranueshme, opozita të bëjë një hap pas dhe qeveria dy hapa. Në mënyrë antikushtetuese opozita dorëzoi mandatet dhe qeveria bashkë me disa diplomatë, vajtën në KQZ dhe zëvendësuan listat e deputetëve në kohë rekord", tha Meta.

Ora 21:27
Vendimi i 'Kushtetueses' për '30 qershorin', Meta paralajmëron dërgimin e çështjes në Gjykatat Europiane

1637617795_53a2e5105521431aa57a2da7d2a69eb1.jpg

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për mediat foli edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Kreu i shtetit, tha se nuk ka një vendin të zbardhur ndërsa paralajmëroi dërgimin e çështjes në Gjykatat Europiane.

“Për zgjedhjet vendore kam aktualisht vetëm një qendrim zyrtar, raportin e OSBE/ODIHR. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të zbardhur unë nuk e kam dhe nuk e ka askush. Kur të dale vendimi atëherë unë do shpreh qendrimin tim. Por mund t’ju them që mbi Gjykatën Kushtetuese ka Gjykata të tjera europiane.”-tha Meta.

Komento

Komente

  • Like: 23/11/2021 11:22

    Mire ja bejne ketij populli kur i mbane akoma qe te qeverisin Shqiperine akoma per te vjedhur. Si mundet qe nje president te deklaroje qe ka shkelur kushtetuten. Cfare mundet te presesh nga keta plehra qe drejtojne nje shtet. Keta duhet te futen njehere e pergjithmone ne burgut. Ketyre duhet tu sekuestrohet pasuria. Ky eshte shteti qe ben sehir

    Përgjigju
  • Mala: 23/11/2021 10:16

    E mbeshtet bashkfajtorin per krime te perbashkta-Floriri i vjedhur. Hallet jane te perbashketa dhe pergjegjesit te njejta, E ke mbrojtur Salon,sepse je aty i dyti pas Berishes NON GRATA.Tash keni halle te njejta.

    Përgjigju
  • Cubi: 23/11/2021 05:53

    Mir ben qe e mbeshtet se jeni te dy kriminela te dy hajduter te shqiperis te dy jeni qener. Keni bere cju ka dashir b**** dhe vazhdoni ne pafundesi. Po do zoti dhe do ju vij dita te merni ate qe meritoni. Besoj do jet e shpejt.

    Përgjigju
  • Liria: 22/11/2021 21:26

    Muter jeni te gjithe...SPAKU DO JUA TREGOJE HORR LLIQET DHE PISLLEQET QE KENI BERE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?