Apeli i dha Berishës vulën e PD, Gjykata e Lartë s’pranon kërkesën e Bashës për pezullimin e vendimit

10 Shtator, 13:37| Përditesimi: 10 Shtator, 16:00

  • Share

TIRANË- Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e grupit të Bashës për pezullimin e vendit të Agron Zhukrit dhe Apelit, që i dhanë vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha. Kërkesa e Bashës u shqyrtua sot në Dhomë Këshillimi. Sipas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, Berisha do të ketë të drejtë që të vijojë të përdorë vulën e partisë, pasi kërkesa për pezullim u rrëzua. 

Ndërkohë, Gjykata e Lartë do të vijojë shqyrtimin e rekursit të Bashës, i cili kërkon zhbërjen e vendimit të Zhukrit të 23 marsit 2022 që i dha vulën Berishës, prishjen e vendimit të Apelit që la në fuqi Shkallën e Parë, si edhe pushimin e gjykimit.

Pas këtij vendimi, ka pasur edhe një reagim nga Basha i cili sqaron se rekursi nuk është rrëzuar, ndërsa shkruan se nuk dorëzohet përballë pazarit Rama-Berisha.

"Duke ndjekur zellin e disa mediave për të raportuar në mënyrë krejt të pasaktë dhe keqdashëse mospranimin e kërkesës për pezullim nga Gjykata e Lartë, sqarojmë se: Mospranimi i kërkesës për pezullim, nuk është rrëzim i rekursit të paraqitur nga Partia Demokratike - Demokratët Euroatlantikë për vendimin skandaloz të Apelit.

Kërkesa e sotme lidhej vetëm me pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatë së Lartë. Partia Demokratike - Demokratët Euroatlantikë nuk do të dorëzohen përballë padrejtësisë, pazari Rama-Berisha për vulën është një pazar kundër drejtësisë, kundër Shqipërisë", shkruan Basha. 

Rekursin e tij për prishjen e vendimit, Basha e bazon në disa argumente, ku më kryesorja është se sipas tyre Komisioni i Rithemelimit nuk ka pasur asnjë tagër përfaqësimi në këtë çështje dhe se kemi të bëjmë vetëm me një palë, Partinë Demokratike që përfaqësohej nga Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit tashmë i larguar edhe nga grupi Basha. 

Në rekursin e Bashës, thuhet se në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë nuk ka asnjë organ të emërtuar Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit. Rezulton e provuar që mbledhja e "Kuvendit të PDSH-së" të datës 11.12.2021 është bërë në kundërshtim të hapur me dispozitat e Statutit të Partisë Demokratike.

Me ezaurimin e këtij procesi edhe në Gjykatën e Lartë, saga gati 3 vjeçare e vulës së PD merr fund ndërsa Lulzim Basha duhet të vendosë për krijimin ose jo të partisë së re. 

Ndërkohë, në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ditën e sotme, Demokratët Euroatlantikë thonë se mospranimi i kërkesës për pezullim, s’është rrëzim i rekursit dhe se nuk do të dorëzohen përballë pazarit Rama-Berisha.

“Partia Demokratike - Demokratët Euroatlantikë nuk do të dorëzohen përballë padrejtësisë, pazari Rama-Berisha për vulën është një pazar kundër drejtësisë, kundër Shqipërisë!”, thuhet në reagim.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 10/09/2024 13:51

    Vula e partis wc pd i takon Sali Sheqere Bajgēs se ai ka qen sekretar partie e partis sē sumēs [ punēs ] e kshu mbaron filmi me ngjyra nē Albanistanin e Evropēs.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?