Basha këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit

20 Prill, 13:06| Përditesimi: 20 Prill, 15:17

  • Share

Tiranë-  Kryetari i PD-së Lulzim Basha pati sot një takim me këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike ku vuri theksin tek denoncimi i rasteve të korrupsionit.

"Hapi i parë është që me zë të lartë dhe me kurajo të denoncojmë gjithçka që ndodh në bashkitë e vendit në kundërshti me ligjin. Gjithçka që lidhet me korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve, me zaptimin e pronave publike dhe private, me bashkëpunimin e ngusht me krimin e organizuar, me abuzimin me trojet, me tokat, me pyjet, me kullotat dhe natyrisht me mungesën totale të shërbimeve dhe investimeve në infrastrukturë" Basha.

Por në betejën e opozitës nuk mjafton vetëm denoncimi por dhe tek përpjekja për të ngjallur shpresën se opozita sjell ndryshimin.

‘Denoncimi i korrupsionit, i skemës së pastër korruptive të Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij, i rritjes së taksave, me qëllim që këto taksa t’i vidhnin, është qarku më i shkurtër i korupsionit në historinë e 124 viteve të fundit. Nuk mjafton vetëm denoncimi, nuk mjafton mbështetja e ndjekjes penale. Qytetarët ndodhen në një kurth jashtëzakonisht të rrezikshëm. Nga njëra anë ka një pushtet qëndror të korruptuar deri në palcë dhe të inkriminuar, pasqyrë e të cilit është dhe pushteti vendor dhe nga ana tjetër përballen me një krizë të opozitës e cila ushqen pretencën e dëshpëruar që gjendja kështu është dhe s’kemi çfarë të bëjmë. Automatikisht në këtë kurth mendor pranohet e keqja, edhe më e keqja si diçka e natyrshme. Kjo është fatale, jo të teori, por në praktik se kjo e zbraz vendin. Mungesa e shpresës për ndryshim, pranimi i të keqes si gjendje normaliteti, është fatale për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Çfarë mund të bëjmë? Asgjë nuk mund të bëjmë brenda 24 orësh për ta ndryshuar 100%. Por brenda 24 orësh mund ta hedhim hapin e parë për ta filluar ndryshimin.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ik o zorraxhi: 20/04/2024 15:05

    Me zorraxhiu nga gjithe politika ky eshte, hajdut mashtrus gjithe te keqijat

    Përgjigju
  • Linda: 20/04/2024 14:52

    Nuk e di ky zoti Basha ka dhene ndonjehere llogari per vjedhjet dhe grabitjet qe jane bere dhe ka bere gjate qeverisjes se tij se atehere beheshin dhe haptas fare??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?