Politikë

Basha më i prerë se kurrë me Berishën: I kam hyrë në hak Zotit dhe jo atij! Kërkon ta zhysë PD në humnerë për interes personal! Vetë e firmosi vettingun në politikë në 2018-n, t'i qëndrojë (VIDEO)

23 Tetor 2021, 12:42| Përditesimi: 23 Tetor 2021, 19:19

  • Share

Edhe durimi e ka një kufi. Ky do të ishte rasti i Lulzim Bashës që sot 'nuk ia fali' më Sali Berishës akuzat 'bombë' në drejtim të tij. Kryetari i Partisë Demokratike ishte shumë i prerë dhe shumë i qartë kur e akuzoi paraardhësin e tij, si dhe ish-babanë e tij politik, si njeriun që për interes personal kërkon ta çojë PD-në drejt humnerës.

Akuzës se ai është peng i Ramës, Basha iu përgjigj se 'Unë jam vetëm peng i Zotit dhe i askujt tjetër. Zotit i kam hyrë në hak por Sali Berishës jo", duke sqaruar se ia ka dhënë mundësinë ish-liderit demokrat që ta mbante fjalën kur thoshte se "betejën do ta bëj vetëm dhe nuk do ta përfshij Partinë Demokratike.

"Një person që ka marrë një parti peng vetëm për interesa personale. Para 2 muajsh nuk kishte asnjë problem me mua tani unë jam i keqi. Çfarë ka ndryshuar nga zgjedhjet e kaluara që ne patëm në parti përveç interesit personal të një individi që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë. Unë nuk i jam përgjigjur sepse nuk është stili im, rruga ime, por mbi të gjitha nuk i shërben vendit", ka mbyllur mesazhin e tij për Berishën, Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, duke iu përgjigjur deklaratave të ish-kreut të PD-së Sali Berisha i cili është kundër vettingut politik të propozuar nga Basha, tha se kjo është një nismë e propozuar një vitin 2018. Basha shtoi se madje edhe vetë Sali Berisha e ka firmosur dhe të gjitha ndryshimet janë në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, duke i kërkuar ish-kryetarit që t'i qëndrojë firmës së tij. 

Por arsyeja e daljes së Bashës në konferencë për mediat nga selia blu me Grida Dumën dhe Gazment Bardhin nuk ishte Sali Berisha por kërkesat e PD për komisionet hetimore, të cilat sipas kryedemokratit mazhoranca kërkon t'i pengojë dhe të sabotojë punën. 

Basha tha se ato kanë kërkuar ngritjen e tre komisioneve hetimore atë për ‘masakrën e zgjedhjeve të 25 prillit’, ‘Becchettin’ dhe për ‘Inceneratorët', ndërkohë që nënvizoi se sado që Rama të përpiqet që t’i pengojë apo vonojë, ato janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund për ngritjen e tyre.

Basha tha se nuk ka asnjë sekret në çështjen "Becchetti" dhe Rama gënjen kur thotë që nuk mund të publikohet dokumentacioni. Sipas Bashës kjo çështje po u kushton taksapaguesve shqiptarë 120 mln euro.

Ora 14:26
Basha tregon historinë: Bosët e krimit bëjnë para, historia e 2 vëllezërve që kanë 15 ditë në burg se mblodhën dëllinja

 

Teksa po fliste për SPAK dhe mungesën e vullnetit që sipas Bashës ka ky institucion për të hetuar krimin e vërtetë, Lulzim Basha tregoi një histori që ia ka thënë një infermiere në spital

"2 djem po mblidhnin dëllinja në pyll dhe ka 15 ditë që i mbajnë brenda në burg. Njëri ka 4 dëmijë të vegjël, tjetri është beqar dhe nëna është sëmurë. Ndërkohë që bosët e krimit bëjnë para. Ndërsa SPAK qilimkuqi nuk vepron. I ka të gjitha kapacitetet dhe mbështetjen e duhur për të vepruar. Sa dalin ambasadorët nga dera i bie zilja nga babloku i madh duke i thënë mos veproni. Se po ra njëri do të bien të gjithë.  SPAK nuk po e bën punën", tha Basha.

Ora 14:24
Rama u tha ta ‘harrojnë komisionin Becchetti’, Bardhi: Të hënën do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, kërkojmë shfuqizmin e vendimit të Kuvendit

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se ditën e hënë do të depozitojnë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për të mos lejuar ngritjen e komisionit hetimor për çështjen Becchetti.

‘Të hënën do depozitojmë në GJK kërkesë për vendimin e Kuvendit për të moslejuar ngritjen e një komision hetimor. Duam të shfuqizojmë vendimin e Kuvendit për të mos ngritur komisionin hetimor për Çështjen e Beccheti.’- tha Bardhi.

Ora 14:16
Basha i ashpër: Në hak i kam hyrë Zotit dhe jo Sali Berishës! Po e tërheq PD-në drejt humnerës vetëm për interes personal

 

Basha ka qenë shumë i ashpër sot me Sali Berishën në konferencën e sotme për shtyp. Sipas tij ishte kryetari po e tërheq zvarrë PD-në drejt humnerës vetëm për interesa personale.

"Unë jam vetëm peng i Zotit dhe i askujt tjetër. Zotit i kam hyrë në hak por sali Berishës jo. jam ulur shumë herë me Sali Berishën për një zgjidhje që e ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte Partinë Demokratike. Kur vendimin se betejën do ta bënte vetëm nuk e konkretizoi me vepra atëherë unë kam marrë vendimin që ishte në radhë të parë në interes të PD por mbi të gjitha në interes të Shqipërisë. Një person që ka marrë një parti peng vetëm për interesa personale. Para 2 muajsh nuk kishte asnjë problem me mua tani unë jam i keqi. Çfarë ka ndryshuar nga zgjedhjet e kaluara që ne patëm në parti përveç interesit personal të një individi që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë. Unë nuk i jam përgjigjur sepse nuk është stili im, rruga ime, por mbi të gjitha nuk i shërben vendit", ka nënvizuar Basha.

 

Ora 14:06
'Sondazhi' i Bashës: Tani që flasim mbështetja e anëtarësisë për mua ka shkuar në 97%! Luan Baçi ka 1 vit e gjysmë që ka dhënë dorëheqjen

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i pyetur për largimin e Luan Baçit nga posti i kryetarit të demokratëve në Fier, tha se ai ka 1 vit e gjysmë që ka dhënë dorëheqjen.

‘Mbështetja e anëtarësisë së PD-së përmua ka shkuar 97% tani që po flasim! Baci ka dhënë dorëheqjen një vit e gjysmë më parë. Komandimi është bërë në të mirë të organizmit në atë degë. Do të bëhet edhe në degë të tjera.’- tha Basha.

Ora 14:04
A do e mbledhësh Kuvendin Kombëtar? Basha: Berisha nuk ka asnjë fuqi mbi statutin! Nuk mbledh asnjë institucion paralele apo bunker

 

Në konferencën për shtyp pasditen e sotme, Lulzim Basha u pyet pse nuk e mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së nëse Berisha bën firmat.

"Sali Berisha nuk ka asnjë mbifuqi mbi statutin e Partisë Demokratike. Shqipëria dhe shqiptarët kanë halle të tjera dhe problematike të tjera. Statuti i PD e thotë qartë

Institucione paralele dhe bunker nuk thërras dot. Kushdo qoftë nëse ka çështje për diskutim t'i drejtohet institucioneve të partisë dhe jo bunkerit", është shprehur Basha.

Ora 14:02
Berisha kundër vettingut në politikë, i përgjigjet Basha: E ka firmosur vetë në 2018! Mirëkuptoj frikën e kundërshtarit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke ju përgjigjur deklaratave të ish-kreut të PD-së Sali Berisha i cili është kundër vettingut politik të propozuar nga Basha, tha se kjo ëhstë një nismë e propozuar një vitin 2018. Basha shtoi se madje edhe vetë Sali Berisha e ka firmosur dhe të gjitha ndryshimet janë në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

‘Nisma jonë nuk është e javës së kaluar është e vitrit 2018. Në 2018 i gjithë grupi parlamentar i PD dhe e gjithë opozita kërkoi vettingun e politikanëve depozitoi edhe me firmën e Sali Berishës. Pas kësaj Edi Rama kërkoi dërgimin në Komisionin e Venecias, pranuan dhe Venecia solli një përgjigje që e përligjte. Kemi marrë të njëjtin propozim dhe kemi reflektuar kërkesat e Venecias. I qëndroj firmës sime të shtator të 2018. Nëse dikush ka ndryshuar mendim kjo është çështje tjetër. Unë nuk bëj gjë tjetër por konfirmoj atë që kemi kërkuar në 2018 të plotësuar me të gjitha aspektet e propozuar nga Venecia. Nuk ka asnjë tërheqje, nga kjo. Ky është në akt që kërkon një masë të plotë sinqeriteti. Kam kërkuar që vettingu të fillojë nga unë. Që të ketë besueshmëri nuk duhet dhe nuk mund të përjashtojë askënd. Dhe nuk mund të kryhet me forma dhe mënyra që shkatërrojnë besimit tek vettingu. Nuk kemi frikë. Mirëkuptoj frikën e kundërshtarit politik apo shqetësimet që mund të ketë.’- tha Basha.

Ora 13:55
Grida Duma: Komisioni 'Becchetti' do të nxjerrë në shesh fajtorët, ata ta paguajnë dëmin 121 milionë euro

 

Deputetja e PD, Grida Duma, në komunikimin me mediat, tha se Komisioni Hetimor 'Becchetti" do t'i tregojë shqiptarëve atë që ndodhi sipas saj.

"Roli i opozitës është që të vendosë përgjegjësin dhe të përcaktojë kush është përgjegjësi. 121 milionët nuk mund të vijojnë më të paguhen nga shqiptarët por nga ata që e kanë shkaktuar dëmin. Edi Rama, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agacci kanë ndërhyrë në çështjen edhe kur çështja ishte në gjykim. Arbitrazhi ka parë që politika ka ndërhyrë në vendimin e gjykatave shqiptare dhe për rrjedhojë paratë do ti paguajnë shqiptarët. Rama i ka bërë gjykimet vetë, në vetë të parë, në mediat nacionale. Kjo nuk është një ccështje e keqfunksionimit të sistemit të drejtësisë por e ndërhyrjes së politikës. Ky gjykim do të vlejë për tu njohur me përgjegjësit", tha Duma.

Ora 13:42
Komisioni "Becchetti", Basha: Pse gënjën Rama për sekret kur dokumenti është publik? Sepse ka frikë

 

Për Lulzim Bashën nuk ka asnjë sekret në çështjen "Becchetti" dhe Rama gënjen kur thotë që nuk mund të publikohet dokumentacioni.

"Rama e dinte fare mirë që vendimi është përfundimtar dhe ka mashtruar qytetarët shqiptarë. Pse gënjen kur i ka të gjitha faktet? Dhe faktet i ka të gjitha në internet. Pse në kundërshtim me Kushtetutën kërkon të pengojë 'Becchettin'? Pse vazhdon të gënjejë me gjoja sekretin e nëj dokumenti që është publik? Janë 120 milionë euro të vendit më të varfër në Evropë", tha Basha.

Ora 13:35
Basha: Rama po përpiqet që të pengojë ngritjen e tre komisioneve hetimore, nuk do ta lejojmë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, thotë se kryeministri Edi Rama dhe PS  po përpiqen që të pengojnë ngritjen e tre komisioneve hetimore, atë për ‘masakrën e 25 prillit’, ‘Bechetin’ dhe për ‘inceneratorët'.

‘Në aksionin e saj politik në nisje të parlamentit, ndër të tjera Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore, një komision hetimor për masakrën zgjedhore, një komision hetimor për inceneratorët e mafies së dhe një komision hetimor për çështjen Becheti.

Siç e keni prë, Komisioni Hetimor për Masakrën Zgjedhore është ngritur, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabotuar atë, vijon dhe ne do ta çojmë deri në fund zbardhjen e asaj që ndodhi me votën e shqiptarëve, me qëllim krijimin e të gjitha kushteve të domosdoshme për të penguar përsëritjen lidhjes të shtetit, krimit dhe oligarkisë si një nyje në fytin e demokracisë shqiptare.

Ngritja e dy komisioneve të tjera, për inceneratorët dhe Bechetin, po vonohen momentalisht nga pakica në pushtet, me pretekste sa naivie, po aq acaruese për qytetarët që e dinë mirë se çfarë fshihet pas tyre. Megjithatë, mund të vonojnë ngritjen e tyre, por nuk e pengojnë dot atë.

E nëse për mafien e inceneratorëve po kërkojnë riformulim të kërkesës tonë, në përpjekje për ta kthyer atë që duhet të jetë një komision hetimor, në një pseudo-grup pune për mjedisin, ndërkohë Rama shantazhoi jo më larg se dje krerët e bashkive për t’i çuar mbetjet te inceneratorët me pronarë offshore, për të furnizuar me paratë e qytetarëve llogaritë bankare në parajsat fiskale.

Për komisionin Becheti, Edi Rama u tregua i prerë, duke na thënë se duhet ta harrojmë ngritjen e tij, sepse sipas Edi Ramës vendimi është i “mbuluar nga konfidencialiteti” dhe publikimi i tij dëmton interesat e Shqipëris.’- tha Basha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?