Basha pas mbledhjes me Kryesinë: Berisha mund të bëjë referendum e protesta edhe ndaj Blinken dhe Biden! Të shohim nëse ai do jetë ende anëtar i PD

18 Dhjetor 2021, 21:58| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 23:18

  • Share

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas mbledhjes me Kryesinë e PD deklaroi në një konferencë për shtyp se sot në Kuvendin Kombëtar vendosën për të ardhmen e PD dhe gjithë Shqipërisë. Basha deklaroi se nesër do të bëhen transparent të gjithë emrat e delegatëve që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar. Kreu i PD tha se Berisha po tallet me demokratët ndërsa theksoi se s'do ishte çudi nëse një ditë ai do të organizojë një referendum për të shkarkuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken apo Presidentin e SHBA, Joe Biden. Sakaq, Lulzim Basha tha se referendumi ‘Berisha’ është nul dhe do të shohim nëse ai do jetë ende anëtar i Partisë Demokratike.

"Tallje me demokratët. Nëse nesër do kemi referendum kundër Blinken, pasnesër për të shkarkuar Biden, të gjithë e kuptojmë që është tallje e madhe. Ndonëse ne kemi bërë ndarjen me të kaluarën nuk më çliron nga keqardhja për nivelin kaq poshtë ku ka rënë i zoti të ashtuquajturit referendum. PD ka pasur sot vetëm një aktivitet, Kuvendin Kombëtar.  Berisha është përjashtuar si anëtar i Grupit, rrugët e PD me organet drejtuese të PD janë të ndara, ne nuk merremi me të, sa herë hip e zbret shkallët është punë e tij. Mund të thërrasë protesta kundër Blinken, të krijojë celula anti- amerikane, por s’është pjesë e PD, sjellja e tij është thjeshtë qesharake, shfokusimi që i ka bërë betejës është e dëmshme, nuk do të lejojmë më shfokusim."-tha Basha.

Basha deklaroi se PD është një e vetme dhe bashkohet në një qëllim, që është largimi i Edi Ramës. Ai theksoi se sot PD u shkëput nga e shkuara dhe po shkon drejt së ardhmes. Sakaq, kryedemokrati deklaroi se kushdo që tenton të përçajë demokratët do ta gjejë PD-në të përgatitur për çdo situatë.

"S'po kërkojmë konflikt, por kushdo që instrumentalizohet nga bota e errët dhe lidhet me këto fije dhe individin që përçan demokratët, do ta gjejë PD-në të përgatitur për çdo situatë."-tha Basha.

Një çështje që nuk e la pa komentuar ishte ajo e inceneratorëve. Basha tha se më në fund kjo aferë nisi të hetohej, ndërsa shtoi se do të mbledhin të tjera të dhëna. Ai akuzoi Ramën si të përfshirë në këtë aferë korruptive.

"Do shkojmë deri në fund derisa personi më i lartë në detyrë, që sipas dokumenteve që disponojmë është kryeministri, do i shkojmë deri në fund. Vodhën paratë e shqiptarëve."-tha Basha.

Basha tha se është qesharake që dikush i shpallur non grata, duke iu referuar Berishës, nuk arrin dot të ruajë grintën dhe fijen më të fundit të dinjitetit njerëzor duke kërcënuar deputetët e PD.

"Ndoshta s'është dhe aq qesharake, ne kemi qenë maska e një sjellje të tillë. Por kjo ka marrë fund, Berisha është e shkuara. Për çdo demokrat që do të bashkohet kundër regjimit të Ramës jam gati të bëj gjithçka. Shpreh ndjesinë dhe mendimin e gjithë bashkëpunëtorëve të mi të Kryesisë së PD. Berisha të jepte dorëheqjen dhe të ruante dinjitetin dhe në radhë të dytë PD-në dhe demokratët që kanë sakrifikuar."-u shpeh Basha.

Për Berishën që tha se Basha duhet të japë dorëheqjen si kryetar, kreu i PD theksoi; "Asnjë kryetar nuk mund të jepte dorëheqjen se u shpall Berisha 'non-grata', duhet ta jepte ai që të ruante dinjitetin njerëzor, fokusi ynë nuk do jetë ai, por e ardhmja e shqiptarëve”.

Kjo mbledhje e Kryesisë së PD vjen pas Kuvendit Kombëtar që u thirr nga Lulzim Basha, ku për rreth 6 orë punime, 5004 delegatët zhbënë sot çdo vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit, përfshirë shkarkimin e kryedemokratit, referendumin e kësaj të diele me vulë e logo të re, ndryshimin e statutit, Komisionin e Rithemelimit që mori drejtimin e partisë deri më 22 mars kur caktoi zgjedhjet e reja, e po ashtu edhe vendimin që e shpallte nul këtë Kuvend të 18 dhjetorit.

Kuvendi Kombëtar i PD vjen vetëm një javë pas atij të Berishës, ku u votua për shkarkimin e Bashës si dhe gjithashtu u ndryshua statuti i PD-së. Ndërkohë PD është tashmë me dy statute në Gjykatën e Tiranës, njëri i dorëzuar nga Lulzim Basha 3 ditë më parë për regjistrim statutin e ndryshuar në Kuvendin e Partisë Demokratike në 17 korrik, dhe një tjetër dorëzuar nga Grupi i Rithemelimit të PD, për regjistrim statutin e ri të miratuar në Kuvendin e Berishës. Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë mjaft vendimtare për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Ora 22:19
Basha: Berisha kërcënon deputetët e PD, nuk ruan dot fijen e fundit të dinjitetit njerëzor! Të jepte dorëheqjen me kohë

 

Kreu i PD Lulzim Basha tha se është qesharake që dikush i shpallur non grata, duke iu referuar Berishës, nuk arrin dot të ruajë grintën dhe fijen më të fundit të dinjitetit njerëzor duke kërcënuar deputetët e PD.

"Ndoshta s'është dhe aq qesharake, ne kemi qenë maska e një sjellje të tillë. Kjo ka marrë fund, Berisha është e shkuara. Për çdo demokrat qëdo ti bashkohet kundër regjimit të Ramës jam gati të bëj gjithçka. Shpreh ndjesinë dhe mendimin e gjithë bashkëpunëtorëve të mi të Kryesisë së PD. Berisha të jepte dorëheqjen dhe të ruante dinjitetin dhe në radhë të dytë PD-në."-tha Basha.

Ora 22:18
Basha: Asnjë kryetar nuk mund të jepte dorëheqjen se u shpall Berisha 'Non Grata'! Ai të ruante dinjitetin

 

Lulzim Basha i përgjigjet Sali Berishës që kërkon largimin e tij nga drejtimi i PD-së.

“Asnjë kryetar nuk mund të jepte dorëheqjen se u shpall Berisha Non Grata, duhet ta jepte ai që të ruante dinjitetin njerëzor, fokusi ynë nuk do jetë ai, por e ardhmja e shqiptarëve”, tha Basha.

Ora 22:10
Basha: Kush tenton të përçajë demokratët e gjen PD të përgatitur për çdo gjë! Rama i përfshirë në aferën e inceneratorëve

 

Kryedemokrati Lulzim Basha, deklaroi në një konferencë për shtyp se PD është një e vetme dhe bashkohet në një qëllim që është largimi i Edi Ramës. Basha theksoi se sot PD u shkëput nga e shkuara dhe po shkon drejt së ardhmes. Sakaq, kryedemokrati theksoi se kushdo që tenton të përçajë demokratët do ta gjejë PD-në të përgatitur për çdo situatë.

"S'po kërkojmë konflikt, por kushdo që instrumentalizohet nga bota e errët dhe lidhet me këto fije dhe individin që përçan demokratët, do ta gjejë PD-në të përgatitur për çdo situatë."-tha Basha.

Sa i përket çështjes së inceneratorëve Basha tha se më në fund kjo aferë nisi të hetohej, ndërsa shtoi se do të mbledhin të tjera të dhëna. Ai akuzoi Ramën si të përfshirë në këtë aferë korruptive.

"Do shkojmë deri në fund derisa personi më i lartë në detyrë, që sipas dokumenteve që disponojmë është kryeministri, do i shkojmë deri në fund. Vodhën paratë e shqiptarëve."-tha Basha.

Ora 22:07
Basha: Berisha po tallet me demokratët! Mund të bëjë referendum edhe ndaj Blinken dhe Biden

 

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha po tallet me demokratët ndërsa theksoi se s'do ishte çudi nëse një ditë ai do të organizojë një referendum për të shkarkuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken apo Presidentin e SHBA, Joe Biden. Basha tha se të gjithë e kuptojmë që kjo është një tallje e madhe.

"Të thërrasësh referendum se do hipësh në pushtet dhe veturën e kryetarit është tallje me demokratët. Ndaj nëse nesër do kemi referendum kundër Blinken, pasnesër për të shkarkuar Biden, të gjithë e kuptojmë që është tallje e madhe. Ndonëse ne kemi bërë ndarjen me të kaluarën nuk më çliron nga keqardhja për nivelin kaq poshtë ku ka rënë i zoti të ashtuquajturit referendum. PD ka pasur sot vetëm një aktivitet, Kuvendin Kombëtar.  (...)Berisha është përjashtuar si anëtarë i Grupit, rrugët e PD me organet drejtuese të PD janë të ndara, ne nuk merremi me të, sa herë hip e zbret shkallët është punë e tij. Mund të thërrasë protesta kundër Blinken, të krijojë celula anti- amerikane, por s’është pjesë e PD, sjellja e tij është thjeshtë qesharake, shfokusimi që i ka bërë betejës është e dëmshme, nuk do të lejojmë më shfokusim."-tha Basha.

Ora 20:15
Zbardhet fjala e Bashës në mbledhjen e Kryesisë, pak para se t'i vijë në seli Berisha, porositë kryesore

1639486357_BASHA.jpg

Zbardhet fjala e Lulzim Bashës në mbledhjen e Kryesisë.

“Mirënjohje e jashtëzakonshme për sakrificën tuaj në kushte të jashtëzakonshme. Pavarësisht gjithçkaje, 5004 delegatë të pranishëm ishin për shkak të sakrificës shumë të madhe të demokrateve.

Përgatitje për shtrirje në terren në funksion të organizimit të partisë dhe përgatitjen e partisë për zgjedhje”, mësohet të ketë thënë Basha.

Ora 18:27
Basha pas mbylljes së Kuvendit: Nuk e njoh Referendumin e Berishës! Gabimet e së kaluarës s'do e marrin peng PD-në

 

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar tha se nuk e njeh Referendumin e Sali Berishës. Kreu i PD theksoi se gabimet e së shkuarës nuk do ta marrin peng PD-në dhe demokratët. Ndër të tjera, Basha tha se mund të ishim anëtarësuar me kohë në BE, por fajtor është Berisha. Sakaq, Basha tha se nuk njeh asnjë aktivitet tjetër të organizuar nga askush pasi PD ka vetëm një Kuvend Kombëtar që sot ka marrë vendimet e veta.

"Ka vetëm një PD, që ka pasur një Kuvend sot. Të tjerat janë përpjekje personale për të bërë demokratët mish për top. Nuk i kam dëgjuar deklaratat e tij se ai ka vendosur interesat e veta mbi demokratët."-tha Basha.

 

Komento

Komente

  • Kosta: 19/12/2021 05:06

    Ne fakt, nuk ka fare rendesi statusi qe Berisha ka me SHBA apo do te kete me prokurorine neser. Ashtu si Kryeministri Rama me te drejte deklaron se eshte individuale pergegjesia, madje vete Berisha me veprime ka adresuar gjene privatisht. Ben pershtypje fakti qe zoti Basha ka ndryshuar marshet dhe kryefjale te retorikes ka Berishen si rrezik per sigurine dhe interesat kombetare te SHBA. Kjo nuk eshte fare normale dhe per me teper eshte amorale. Ne dukje, cdokush mund ti jape te drejte. Porse ne thelb eshte jo thjesht imoralitet politik por nje goditje e rende e sovranitetit personal,politik, opozitar dhe atij kombetar. Veprimet aktive te Bashes tregojne nje individ qe nen kostumin e kryetarit te PD po radikalizon aksionin e nisur nga zonja Kim dhe shefat e saj. Shpejtesia dhe niveli kaq ekstrem i veprimeve te ben te mendosh qe ose me ne fund u clirua nga Berisha dhe po shfaqet me vertetesine e tij ose, ne rastin me te keq, ka marre persiper ose i eshte ngarkuar detyra per te qene masha vokale e ustallareve te DASH ne menyre qe diplomacia e tyre zyrtare te mos evokohet me publikisht. Ne te dyja rastet moraliti i tij si individ dhe politikan eshte i kompromentuar dhe PD ka me shume se kurre nevoje per nje fgure te distancuar nga Berishizmi dhe amoraliteti i Bashes. Zonja Tabaku ndoshta ka staturen me dinjitoze.

    Përgjigju
    • Me gjith respekti per ty!: 19/12/2021 10:32

      Si Berisha dhe Rama komunist ose jo komuniste, Si "shqiptar" qe jane kane ardhur me zhurem dhe nuk munde te largohen me qetesi. Vetem i huaji vjen me zburem dhe iken pa u ndjere fare.Qe mos ti ngjajne te dytit kane zgjedhur te parin!

  • Paul: 19/12/2021 01:42

    Pritni edhe ca dite o dibron se ta rregullon berisha ty..kur te marri me shpulle perjashta e drejt e ne lane......

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/12/2021 00:52

    Më kujtohet kur ky manjak e këndonte himnin në protesta, e tani i dhimbëset vuçiçi si duket !

    Përgjigju
  • Gazmend T.: 18/12/2021 22:25

    Basha është si një fëmijë! Referimi i Bidenit dhe Blinkenit është fyerje për votuesit e partisë demokratike! Duket se Basha duhet të kërkojë leje tualeti nga Biden para se të vesh pantallonat. Berisha nuk mund ta shkelmojë bythën e lagur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?