Basha kryetar i PD, Karabina i përgjigjet Korreshit: Procesi legjitim! Nuk kishte mbledhje Këshilli, s’na keni dërguar link për t’u futur në takimin online

2 Gusht 2023, 14:27| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 14:28

  • Share

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina i është përgjigjur deputetit Saimir Korreshi, i cili tha për Report Tv se Lulzim Basha nuk është kryetari i PD pasi Këshilli i anuloi zgjedhjet. Në një përgjigje në distancë, sërish përmes ekranit të Report Tv, Karabina i thotë Korreshit se procesi është legjitim dhe gjitha është bërë konform statutit të partisë.

“PD ka hyrë në fazën e riorganizimit, me zgjedhjet e kryetarit dhe ka nisur një rrugëtim si të pandalshëm drejt një alternative qeverisë për shqiptarët. Që në mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjes së kryetarit është vendosur që kuvendi do të mbahet më 2 shtator dhe do përcaktohet axhenda politike e PD. Në Kuvend do fillojë dhe rizgjedhja e organizmave të PD, duke nisur nga Këshilli që do vendosë edhe për kryesinë e PD, edhe degët. Do bëhet rikonstrukturimi që të kemi përfunduar gjatë shtatorit dhe tetorit riorganizimin e PD”, tha Karabina.

Krabina thotë se grupi parlamentar nuk mund të dalë mbi vendimet e Kryesisë, të cilat duhet të zbatohen.  

“Grupi s’mund të dalë mbi vendimet e Kryesisë së partisë, që është një organ vendimmarrës. Nëse Kryesia ka vendosur që do ketë proces zgjedhor, për këtë s’ka diskutim,. Nuk e di ku Korreshi e baton këtë që ky proces s’do quhet. Pasi çdo gjë është në konform të statutit të PD”, tha ajo.

Sa i takon mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Karabina thotë se nuk ka pasur një të tillë, madje shton se si anëtarët ajnë njoftuar që do mbahej mbledhja, por më pas nuk ua është dërguar asnjë link për të marrë pjesë në takimin online.

“Ne vetëm kemi dëgjuar, s’kemi parë gjë, nuk e di të ketë pasur mbledhje. Nuk na u ofruar linku për tu futur dhe bërë pjesë e këshillit kombëtar online. Bëhet fjalë për një këshill që nuk ekziston më, kur ne jemi mbledhur para 9 shtatorit. Ata që e kanë iniciuar duhet të mbajnë qëndrim të qartë politik, pse ka ndodhur dy ditë para procesit të mbledhjes së kryetarit, ka pasur plot muaj, por kurresi Këshilli i korrikut, pasi kemi dy Kuvende edhe të dhjetorit, që përjashtojnë njëri tjetrin”, tha Karabina.

Pas zgjedhjes së Bashës si kryetar, Karabina u shpreh se PD është në proces riorganzimi.


Lajmi kryesor:

Basha u zgjodh kryetar i PD, Korreshi për Report Tv: Gjykata s'do e regjistrojë, Këshilli i anuloi zgjedhjet! Karabina: Procesi legjitim


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?