Basha kthen asetet e partisë në PD! Makina e parkuar në oborrin e boshatisur të selisë, arka e partisë ende ‘e bllokuar’

18 Gusht, 19:53| Përditesimi: 18 Gusht, 19:57

  • Share

Pushimet e gushtit kanë rikthyer qetësinë në selinë e Partisë Demokratike.      

Në oborrin thuajse të boshatisur të selisë, për të cilën në 2 vite, demokratët u ndeshën deri në përballje fizike, luftën brenda demokratëve ta kujton vetëm ky automjet i parkuar që dikur përdorej nga Lulzim Basha.

Me humbjen e gjyqit në Apel, bashkë me simbolet, vulën dhe me pretendimin për të rimarrë selinë, Basha ka dorëzuar edhe automjetin në pronësi të partisë, por që e gëzonte si aset përsa kohë ishte ligjërisht kryetar i PD.

Por ndonëse më e dukshmja, makina nuk është e vetmja që Basha ka dorëzuar tek Sali Berisha me marrjen e vulës së PD nga grupi i ish kryeministrit.

Llogaria bankare e PD tashmë nuk është më në duart e ish kryedemokratit. Me humbjen e vulës ai nuk zotëron më as financat e partisë. Por burime i konfirmuan Report Tv që deri këtë 18 gusht, as Berisha nuk e ka marrë ende në zotërim arkën e partisë, për shkak të burokracive dhe procedurave që duhet të kryhen, pas reflektimit të vendimit të Gjykatës së Apelit. Tashmë PD duhet të dorëzojë emrin e një financieri që do të marrë nën administrim paratë e partisë.

Këto dorëzime janë bërë pas një kërkese që Sali Berisha përmes Flamur Nokës i bëri Lulzim Bashës në korrik për të dorëuar të gjitha asetet e PD, përfshirë domainin e faqes zyrtare të PD e rrjeteve të saja sociale.

Edhe selinë me qira, në të cilin ende nuk është hequr logoja Partia Demkratike e Shqipërisë, nuk paguhet më prej qershorit me Paratë e Partisë.

Lulzim Basha do të vijojë të ushtrojë aktivitetin e tij politik në këtë seli, me shpresën se rekursi në Gjykatën e lartë do të rikthejë te ai Partinë Demokratike, e në të kundërt kjo seli mund të jetë e demokratëve-euroatlantikë, me të cilët Basha ka nisur të identifikohet e që mund të jetë një parti e re politike nën drejtimin e tij.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pyetje?: 19/08/2024 12:35

    A ja ka kthyer me kilometra te ulura sic e mori app me mob 300 mij kilometra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?