Basha kujton 2 prillin: Sakrifica e tyre tregon se liria nuk ka çmim

2 Prill 2020, 14:57| Përditesimi: 2 Prill 2020, 14:59

  • Share

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar masakrën e 2 prillit nëpërmjet një postimi në Twitter. 

Basha shkruan se sakrifica e 4 të rinjve shkodranë tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim.

“Sot përulemi me nderim para kujtimit të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut, 4 të rinjve shkodranë që u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë. Sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim. Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prillit”, shkruan Basha.

Protestat kundër regjimit diktatorial të komunistëve enveristë në 2 prill të vitit 1991, i morën jetën katër të rinjve studentë në qendër të Shkodrës. Shpallja e protestave në të gjithë Shqipërinë, arriti pikën kulmore në kryeqendrën e veriut, nga ku u demonstrua hapur qëndresa e studentëve dhe popullsisë vendase, për te rrëzuar regjimin.

Vrasja e të rinjve, futi në zi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë, pasi u morën katër jetë të pafajshme, katër jetë rinore, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, të cilët u bënë martirë të demokracisë për të çuar në vend nderin e kombit.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hinglateri: 02/04/2020 16:15

    Po per 21 janarin qe duart i leve me gjakun e 4 te vrareve a do ta kujtosh o VRASES?

    Përgjigju
  • Ben: 02/04/2020 15:09

    Per ke e ka fjalen ky,per ato qe vrane vete?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?