Havzi Nela

Basha kujton Havzi Nelën në 32-vjetorin e varjes përmes mesazheve të fshehta: E të shtypunit i tha: Çohu!

10 Gusht 2020, 09:26| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 10:13

  • Share

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme poetit disident Havzi Nela në 32-vjetorin e varjes së tij. Ai e konsideron atë si poetin e pavdekësisë përmes disa vargjeve të poezisë. Me anë të vargjeve ai ka dhënë një mesazh të nënkuptuar për situatën aktuale në Shqipëri. Basha gjithmonë thekson përmes postimeve të shumta të tij se qeveria aktuale kërkon të shypë e nënshtrojë popullin përmes taksave dhe rregullave, duke sjellë moszhvillim në vend.

Postimi në Twitter i Lulzim Bashës:

Thoni: Desh, kërkoi lirinë,

Si skifter në fluturim,

Provoi prangat, t’errtë qelinë,

Për të mjerët, lëshoi kushtrim.

Thoni se: E qorroi terri

Thoni: Dielli nuk u ngrohu.

Thoni se: E trishtoi tmerri

E të shtypunit i tha: Çohu!

Havzi Nela ka qenë gjithmonë kundër diktaturës dhe nuk u pajtua kurrë me rregullay komuniste. Më 22 maj të 1967-ës ai u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua dhe gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg. Më pas iu shtuan edhe tetë vite në burg, sepse konsiderohej një armik i zjarrtë i Partisë dhe popullit. Ai u la i lirë për një kohë të shkurtër, por më 12 tetor të vitit 1987 ai u arrestua dhe internua në fshatin Arrën. Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar nga Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin e Havzi Nelës. Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.

Komento

Komente

  • luani: 12/08/2020 00:03

    SI hazviu do te varim dhe ty mor zagar ,, mor hajdut i qelbur,,,ke vjedhur 300 milion dollare ne rrugen durres --kukes bashke me vjerrin tend sali...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?