Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është kundër ligjit të kaluar së fundmi nga qeveria shqiptare, për lejimin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, pasi i shërben sipas tij vetëm krimit, e përkatësisht bandave kriminale.
‘Në një shtet ku ligjin e bëjnë bandat – legalizimi i kanabisit është akt kriminal ndaj shoqërisë e sidomos ndaj të rinjve. Tashmë është fakt botërisht i njohur se si kjo qeveri e kanabizoi Shqipërinë’.- tha Basha.
Gatë një takimi me strukturat, në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, Basha tha se për shkak të pamundësisë ekonomike, shumë qytetarë kanë qenë të detyruar të punojnë në parcela kanabisi “si skllevër”. Vetë parcelat ndërkaq, sipas tij, mbroheshin nga Policia.
Nga ana tjetër, ai ka folur edhe për ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë në Shqipëri për pesë vjet pas diplomimit, pa i dhënë mundësinë të emigrojnë në një vend tjetër në rast të dëshiruar.
Për Bashën, kjo është thjesht një “burgosje” që po i bëhet mjekëve të ardhshëm të vendit.
Sa i takon fondeve evropiane të bujqësinë, të cilat janë pezulluar përkohësisht nga Bashkimi Evropian pë Shqipërinë, demokrati ka thënë se gjithçka lidhet me korrupsionin në zyrat e Qeverisë.
“Ne inkurajojmë dhe mbështesim SPAK-un të hetojë pa e ndalur hetimin e gjithkujt që ka abuzuat me paratë dhe besimin e shqiptarëve e nga ana tjetër kërkojmë sa më parë vetting-un e politikanëve, për të pastruar politikën nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit”,- tha Basha.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi pas një seance maratonë me 69 vota pro, 23 kundër e 3 abstenime pr ligjin për kanabisin mjekësor.
Edhe deshtaket kane te drejte te flasin.Ish Ministri Brendshem qe lejonte hapur Lazaratin eshte kunder ligjerimit te kanabisit mjeksor.Edhe abuzuesi me fondet e Rruges te Kombit eshte kunder abuzimit me fondet.(Ku drejtesis i anashkaloj me raport mjeksor).Edhe vrasesi i njerezve ne bulevard,eshte kunder vrasesve.(Pjese e grupit qe ndaloi drejtesin te vepronte).Shitesi i trojeve Shqiptare na eshte bere "Paterjot".Zgjidheni Lulin ne krye te opozites,dhe do ta shohim Edi Ramen K/minister deri ne pleqerin e thelle.
Përgjigju