Selia e PD

Zgjatja e afateve të vettingut, PD: Berisha dhe aleatët e tij, burracakë që s'patën guximin të votojnë kundër! Grupi i Rithemelimit: U dëshmua se paterica e Ramës ka emrin Lulzim Brava

10 Shkurt 2022, 22:12| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 22:45

  • Share

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili tha sot në foltoren e Kuvendit se kryedemokrati Lulzim Basha kishte bërë 'marrëveshje nën rrogoz' me kryeministrin Edi Rama, për të votuar pro zgjatjes së afateve të vettingut. Me një postim në Facebook, PD e konsideron Berishën dhe mbështetësit e tij si 'burracakë' që nuk patën guxim të votonin kundër zgjatjes së afateve të vettingut, sikurse kishin deklaruar.

"Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere.  Ata janë burracakë se  nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi", thuhet në postim e PD.

Po ashtu Partia Demokratike akuzon Berishën dhe mbështetësit e tij se janë pengje të korrupsionit të tyre dhe se kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.

"Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak. Koha e non gratave të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere.  Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën", përfundon reagimi.

Nga ana tjetër, Grupi i Rithemelimit i Berishës reagoi duke akuzuar Bashën si 'peng' të Ramës. Sipas tyre, sot shqiptarët panë sot versionin më të keq të opozitës 'farsë'.

Me 118 vota pro, Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për të shtyrë deri më 31 dhjetor 2024 mandatin e Komisionit të Pavarur të  Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe Komisionerit Publik. 118 votat janë arritur falë votave pro të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI ka abstenuar ndërsa Berisha ndryshe nga ç'kishte premtuar nuk ka marrë fare pjesë në votim bashkë me grupin e tij.

Seanca e sotme u shoqërua nga debate të forta, ku Berisha publikoi edhe një video të Bashës, të disa viteve më parë, ku kërkonte të mos votohej vettingu.

Ora 22:40
Zgjatja e afateve të vettingut, Komisioni i Rithemelimit: Rama nuk i dha asnjë shans pengut Basha përveçse të mbyllte gojën

I ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit, i ngritur nga Sali Berisha, ka reaguar pas votimit të Kuvend për zgjatjen e afateve të vettingut, duke mos kursyer akuzat ndah kreut të PD-së, Lulzim Basha. Në reagim, Basha akuzohet si 'pengu' i Ramës, ndërsa thuhet se shqiptarët panë sot veriosnin më të keq të opozitës.

"Sot më shumë se kurrë shqiptarët dhe demokratët panë se si në shpërfillje të plotë të rregullave për ndryshimet kushtetuese Lulzim Brava votoi sot zgjatjen e vettingut, të cilin ai më parë e quante si “Projektin Mafioz të Reformës në Drejtësi”. Edi Rama nuk i dha asnjë shans pengut Basha përveçse të mbyllte gojën dhe si një qenie pa dinjitet, të ngrinte kartonin për të zgjatur mandatin e familjarëve të ministrave të Partisë Socialiste në organet e vetingut. Ky projekt futi drejtësinë shqiptare në kolaps të rëndë, krijoi një stok prej 115 mijë dosjesh gjyqësore dhe u mohoi shqiptarëve të drejtën themelore për një proces gjyqësor të drejtë, bllokoi procesin e integrimit, shndërroi Shqipërinë në epiqendër të trafiqeve drejt Europës dhe bllokoi investimet e huaja. Sot në parlament shqiptarët dhe demokratët panë versionin më të shëmtuar të një opozite fasadë, të marrë peng nga pushteti, e cila në diktatin e Edi Ramës detyrohet t’i thotë pengmarrësit dajë dhe t’i sigurojë atij votat për kapjen e plotë dhe përfundimtare të sistemit të drejtësisë. Sot të gjithë u bëmë dëshmitarë se paterica e vërtet e Edi Ramës ka emrin dhe fytyrën e pengut të tij Lulzim Brava! Partia Demokratike e bashkuar me aleatët e saj në Shtëpinë e Lirisë u bën thirrje të gjithë shqiptarëve dhe demokratëve që në 6 Mars të bashkohemi jo thjesht dhe vetëm për të zgjedhur kandidatin më të mirë, por për ti dhënë fund narkoshtetit të Edi Ramës dhe opozitës fasadë të regjimit të tij, që ka vetëm logon dhe fytyrën e Lulzim Bashës", thuhet në reagim.

Komento

Komente

  • Cufi: 11/02/2022 01:02

    O basha kur na u bere I ndershem ti,,,,ke qene minister me qeverine e saliut....ke vjedhur bashke me berishen....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?